Publikohet dokumentari mbi temën e Mobilitetin Urban në Shqipëri

E Premte, 12 Qershor 2020



Publikohet dokumentari i shkurtër informues mbi temën e Mobilitetin Urban në Shqipëri. Ky material është pjesë e angazhimit dyvjeçar të ASP me mbështetjen e GIZ ORF-EE, për rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin e politikëbërësve qendrore dhe vendorë, biznesit dhe shoqërisë civile, me synim angazhimin e tyre në cështjet e mobilitetit urban. ASP është përfshirë në këtë ndërhyrje shumëplanëshe të GIZ me fokus parlamentarët, duke lehtësuar dialogun e munguar mes grupeve të ndryshme politike.

I gjithë ky angazhim për mobilitetin urban nuk mund të jetë i suksesshëm pa ndryshimin e sjelljes së qytetarëve. Çdokush mund të sjellë ndryshimin e duhur duke hequr dorë nga zakonet e gabuara të transportit me automjeteve private dhe promovuar ecjen, pedalimin apo transportin publik.
 
Për këtë qëllim, dokumentari përmban edhe një pjesë ndërgjegjësuese me mesazhe të deputetes Eglantina Gjermeni, kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj si dhe aktivistit të biçikletave, Ened Mato.
 
Dokumentarin mund ta ndiqni në këtë link: http://asp.al/#prettyPhoto/0/
 
Për informacion të mëtejshëm mbi Mobilitetin Urban në Shqipëri mund të konsultoni punimin e përgatitur në bashkëpunim e Co-Plan: http://www.asp.al/pdf/White_paper_Mobiliteti_Urban_2.pdf