ASP pjesë e Plenumit Parlamentar të Komunitetit të Energjisë

E Enjte, 12 Dhjetor 2019



ASP mori pjesë për herë të parë në Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë, mbajtur më 12 Dhjetor 2019, në Kishinau, Moldavi, si pjesë e Rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike. Ftesa në këtë plenum të rëndësishëm ishte e lidhur me Raportin e Përbashkët për të ardhmen e Efikasitetit të Energjisë në Komunitetin e Energjisë, si një dokument udhërrëfyes i hartuar midis palëve kontraktuese të EnC. Rrjeti i Shkollave u përfshi si një nga aktorët kryesorë në sektor si rezultat i kontributit të tij të gjatë në vendet përkatëse për lehtësimin e dialogut mbi legjislacionin e efikasitetit të energjisë falë mbështetjes së GIZ ORF-EE.

 
Plenumi Parlamentar mbledh dy përfaqësues nga secili parlament kombëtar i Palëve Kontraktuese dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian. Qëllimi i Plenumit Parlamentar është që Komuniteti i Energjisë të jetë më i kapacituar për të zbatuar Acquis duke bashkuar anëtarët e zgjedhur të parlamenteve. Plenumi Parlamentar mblidhet deri në dy herë në vit.
 

Delegacioni shqiptar në këtë aktivitet ishte i përbërë nga deputetët Z. Niko Peleshi, Z. Besnik Baraj dhe Znj. Xhilda Pinci, stafi i Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.