Shkollat politike dënojnë falsitetin e zgjedhjeve dhe dhunën e përgjakshme në Bjellorusi

E Shtune, 15 Gusht 2020



Strasburg 15.08.2020: Shoqata e Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës (ASPS) shprehu sot zemërimin për zgjedhjet e rreme të së dielës së kaluar dhe shtypjen e egër të protestave në Bjellorusi. Përdorimi i dhunës nga regjimi autoritar i vendit kundër qytetarëve të tij dëshmon përçmimin e tij për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Duke bërë thirrje për lirimin e të gjithë atyre që janë arrestuar gjatë zgjedhjeve, ASPS dënoi përpjekjet e qeverisë Lukashenko për të heshtur zërat e opozitës, minuar shoqërinë civile dhe parandaluar shfaqjen e një brezi të ri të liderëve demokratikë.
 
Populli i Bjellorusisë duhet të ketë të drejtën për të patur zgjedhje të lira dhe demokratike si dhe respektim të të drejtave të njeriut, të cilat janë në thelb të punës së Shkollave të Studime Politike të Këshillit të Evropës.

ASPS grupon 21 Shkolla në Evropë dhe Afrikën e Veriut përfshirë “Shkollën e Studimeve Politike në Evropën Lindore”, e cila u themelua në Ukrainë në vitin 2007 dhe punon për edukimin e liderëve të rinj bjellorusë. Kjo shkollë është e detyruar që të zhvilloje pjesën më e madhe të aktivitetit të saj jashtë vendit për shkak të represionit të autoritetete të Minskut.

Jack Hanning
Sekretari i Përgjithshëm i ASPS