Thirrje për ekspertë hartimi të dokumentit rekomandues mbi bashkëpunimin e autoriteteve vendore

E Hene, 03 Gusht 2020



Akademia e Studimeve Politike kërkon të kontraktojë një ekspert për të hartuar dokumentin rekomandues në kuadër të projektit“Duke nisur nga bazat: Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit në BE në Shqipëri”,  në kuadër të projektit EuropeAid / 138384 / ID / ACT / AL "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për Zbatimin e Aksioneve për Ngritjen e Kapaciteteve për Rritjen e Dialogut të Politikave dhe Ndërgjegjësim mbi Procesin e Integrimit Europian", financuar nga Instrumenti Europian IPA II i Bashkimit Evropian 2014.


Më konkretisht jemi duke kërkuar:
  • 1(një) ekspert për hartimin e një dokumenti rekomandues mbi rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të aktorëve vendorë në procesin e integrimit evropian;
Kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar duhet të dërgojnë aplikimin e tyre brenda datës 10 shtator 2020, në adresën info@asp.al. Subjekti i emailit duhet të përmbajë temën: "Eksperti i studimit mbi “Rrugën e Shqipërisë për integrimin Evropian ". Gjithashtu, mund të dërgohet në një zarf të mbyllur pranë zyrave të Akademisë së Studimeve Politike: Rruga “Emin Duraku”, Pallati Credins, Hyrja 1, kati 7, Ap. 21, Tiranë.


Kliko këto për të shkarkuar termat e referencës së dokumentit rekomandues