Njoftim për shtyrjen e aplikimeve për vitin akademik 2021

E Enjte, 15 Tetor 2020



Pas interesimit të ditëve të fundit të shumë kandidatëve, dëshirojmë t'ju bëjmë me dije se thirrja për aplikime të reja për vitin akademik 2021 të programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" nuk do të hapet ashtu si zakonisht në muaijn tetor.
 
Kjo shtyrje është rrjedhojë e nisjes me vonesë të vitit aktual për shkak të tërmetit të nëntorit të kaluar si dhe pezullimit të aktivitetit të Shkollës gjatë pranverës për shkak të pandemisë së COVID-19.
 
Në këto rrethana, si dhe me dëshirën për të patur mundësi për të planifikuar më mirë formatin e programit të vitit të ardhshëm, shpresojmë që të hapim regjistrimet e reja në pranverën e vitit 2021.