Publikohet raporti i parë për burimet shtetërore në fushatë

E Diele, 24 Janar 2021



Publikohet Raporti i Monitorimit të funksionimit të kufizimeve të Kodit Zgjedhor mbi përdorimin e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore. Ky raport pati në fokus periudhën 25 dhjetor 2020- 15 janar 2021 dhe do të shoqërohet nga raporte të tjera dy-javore deri në ditën e zgjedhjeve. Projekti "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA) mbështetet financiarisht ambasada e Mbretërise së Hollandës në Tiranë dhe programi i përbashkët  Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”

Disa gjetje kryesore të monitorimit për këtë fazë janë:
 
Në lidhje me kufizimin e vendimeve që sjellin përfitime apo masa lehtësuese
 
Në shkelje të Kodit Zgjedhor janë miratuar akte dhe vendime, të cilat sjellin përfitime apo masa lehtësuese për periudhën katër mujore para zgjedhjeve:
  • 3 Vendime të Këshillit të Ministrave;
  • 1 akt normativ;
  • 5 akte ligjore;
  • si dhe 3 akte ligjore, që filluan të zbatohen nga 1 janari 2021 (brenda periudhës 4 mujore).
Në lidhje me veprimtaritë publike të ndaluara të zyrtarëve të lartë
  • Gjatë hartimit të rregullores të KQZ për detajimin e kufizimeve të Kodit Zgjedhor, u përfshi një korelacion mes veprimtarive të ndaluara dhe periudhës së fondeve të vendosura në dispozicion për to. Ky interpretim i lehtësuar i ndalimit drastik të cdo aktiviteti publik të zyrtarëve të lartë gjatë katër muajve para zgjedhjeve, krijoi mospërputhje me pritshmëritë e subjekteve politike opozitare dhe publikut gjatë këtyre javëve të para të nisjes së efekteve të dispozitave.
  • Kufizimet e veprimtarive publike filluan efektin e tyre vetëm një ditë pas miratimit të rrregullores nga KQZ, duke e bërë të pamundur informimin paraprak të institucioneve dhe zyrtarëve subjekt i ligjit për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
  • KQZ bëri të mundur ndërtimin në kohë të ndërfaqes të parashikuar për raportimet e veprimtarive publike (https://aktivitete. kqz.gov.al/) dhe vënien në funksion të saj për të gjithë subjektet.
Klikoni këtu për raportin e plotë dhe këtu për një përmbledhje