Publikohet monitorimi i tretë mbi burimet shtetërore në fushatën zgjedhore
E Shtune, 13 Mars 2021

Publikohet Raporti i tretë i Monitorimit të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit për periudhën 1-28 shkurt 2021 në drejtim të procesit të raportimit dhe kontrollit të veprimtarive të ndaluara nga KQZ dhe akteve ligjore të miratuara në shkelje të ndalimeve të parashikuara në periudhën 4 mujore para zgjedhjeve.
Disa gjetje të raportit për këtë fazë:
• Në lidhje me kufizimin e akteve ligjore - Në shkelje të Kodit Zgjedhor janë miratuar 5 ligje, 2 VKM dhe 1 Vendim Keshilli bashkiak, të cilat sjellin përfitime apo masa lehtësuese për periudhën katër mujore para zgjedhjeve;
Disa gjetje të raportit për këtë fazë:
• Në lidhje me kufizimin e akteve ligjore - Në shkelje të Kodit Zgjedhor janë miratuar 5 ligje, 2 VKM dhe 1 Vendim Keshilli bashkiak, të cilat sjellin përfitime apo masa lehtësuese për periudhën katër mujore para zgjedhjeve;
• Në lidhje me veprimtaritë publike të ndaluara të zyrtarëve të lartë - Nga monitorimi i aktiviteteve të ministrave dhe kryetarëve të bashkive në shtatë qytete kryesore të vendit (pasqyruar në tabele në raport) rezulton rritje e raportimeve, por njeherazi rritje e promovimeve të investimeve infrastrukturore.
Më shumë detaje mund të gjeni në raportin e plotë.
Ky angazhim i ASP mbështetet nga ambasada e Mbretërise së Vendeve të Ulta në Tiranë dhe programi i përbashkët Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”.