Publikohet monitorimi i katërt mbi burimet shtetërore në fushatën zgjedhore
E Enjte, 08 Prill 2021

Publikohet Raporti i katërt i Monitorimit të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit për periudhën 1-25 mars 2021 në drejtim të procesit të raportimit dhe kontrollit të veprimtarive të ndaluara nga KQZ dhe akteve ligjore të miratuara në shkelje të ndalimeve të parashikuara në periudhën 4 mujore para zgjedhjeve.
Disa gjetje të raportit për këtë fazë:
Disa gjetje të raportit për këtë fazë:
- Në lidhje me kufizimin e akteve ligjore - Në shkelje të Kodit Zgjedhor janë miratuar 1 ligj dhe 2 Vendime Këshillash bashkiakë, të cilat sjellin përfitime apo masa lehtësuese për periudhën katër mujore para zgjedhjeve (Në total 14 Ligje, 1 akt Normativ, 9 Vendime Këshilli të Ministrave, 3 Vendime Këshilli Bashkiak)
- Në lidhje me veprimtaritë publike të ndaluara të zyrtarëve të lartë - Nga monitorimi i aktiviteteve të ministrave dhe kryetarëve të bashkive në shtatë qytete kryesore të vendit rezulton rritje e mëtejshme e aktiviteteve promovuese dhe politike të ministrave që drejtojnë fushatën në terren (pasqyruar në tabelen në raport).
Më shumë detaje mund të gjeni në raportin e plotë.
Ky angazhim i ASP mbështetet nga ambasada e Mbretërise së Vendeve të Ulta në Tiranë dhe programi i përbashkët Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”.