Publikohet monitorimi i pestë mbi burimet shtetërore në fushatën zgjedhore
E Shtune, 15 Maj 2021

Publikohet Raporti i pestë i Monitorimit të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit për periudhën 25 mars - 25 prill 2021 në drejtim të procesit të raportimit dhe kontrollit të veprimtarive të ndaluara nga KQZ dhe akteve ligjore të miratuara në shkelje të ndalimeve të parashikuara në periudhën 4 mujore para zgjedhjeve.
Disa gjetje të raportit për këtë fazë:
Më shumë detaje mund të gjeni në raportin e plotë.
Ky angazhim i ASP mbështetet nga ambasada e Mbretërise së Vendeve të Ulta në Tiranë dhe programi i përbashkët Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”.
Disa gjetje të raportit për këtë fazë:
- Kufizimet e akteve ligjore - Në shkelje të Kodit Zgjedhor janë miratuar 1 VKM dhe 4 Vendime Këshillash bashkiakë, të cilat sjellin përfitime apo masa lehtësuese (Në total konstatohen 14 Ligje, 2 akte Normative, 10 Vendime Këshilli të Ministrave, 7 Vendime Këshilli Bashkiak për periudhën katër mujore para zgjedhjeve)
- Vendimmarrja e KQZ - Pranë KQZ janë regjistruan 95 denoncime për përdorimin e burimeve shtetërore, për të cilat janë marrë 43 vendime nga Komisioneri Shtetëror duke caktuar: 3 masa administrative gjobë; 5 njoftime për marrje masash; 24 çështje të përfunduara pa konstatim shkelje; 11 çështje për mosfillim procedure
- Veprimtaritë publike të ndaluara të zyrtarëve - Procesi i raportimit nga ana e ministrave në kostumin e kandidatit u kthye në një proces që e ka humbur sensin dhe praktikisht të pakontrollueshëm.
Më shumë detaje mund të gjeni në raportin e plotë.
Ky angazhim i ASP mbështetet nga ambasada e Mbretërise së Vendeve të Ulta në Tiranë dhe programi i përbashkët Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”.