Publikohet Raporti i Monitorimit SETA mbi fushatën zgjedhore

E Enjte, 24 Qershor 2021



Publikohet Raporti i Monitorimit i fushatës zgjedhore (Raporti i gjashtë), i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të  projektit "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit për periudhën 25 mars - 25 prill 2021 në drejtim të sjelljes së administratës shtetërore, përdorimit të aseteve publike dhe shpenzimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës zgjedhore.
 
Disa gjetje të raportit renditen si më poshtë: 
  • Kufizimet e Kodit Zgjedhor për emërimet dhe largimet në administratën shtetërore nuk kanë rezultuar efektive duke u fokusuar vetëm në periudhën një mujore të fushatës.
  • Asetet publike, kryesisht shkollat e sistemit parauniversitar, janë vendosur në dispozicion të aktiviteteve elektorale të mazhorancës. Nuk janë konstatuar presione ndaj nxënësve për të marrë pjesë në këto aktivitete.
  • Ministrat dhe zyrtarët e lartë kandidatë nuk kanë bërë një ndarje të qartë mes funksionit të detyrës së tyre dhe aktivitetit si kandidatë politik.  
  • Materialet propagandistike elektorale ishin kryesisht të kufizuara dhe të afishuara në ambjente promocioni.
  • Dhuratat e ofruara nga kandidatët nuk i janë përmbajtur në të gjitha rastet kufirit të kostos prej 500 lekë. Janë konstatuar organizime të ndaluara të eventeve kulturore dhe sportive me pjesëmarrjen e kandidatëve.
 
Më shumë detaje mund të gjeni në raportin e plotë.

Ky angazhim i ASP mbështetet nga ambasada e Mbretërise së Vendeve të Ulta në Tiranë dhe programi i përbashkët  Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”.