Promovohet portali kombëtar për sinjalizimin e webfaqeve me përmbajtje të paligjshme
E Shtune, 18 Shtator 2021

Bllokimi i shpejtë i mesazheve në internet që nxisin urrejtjen, abuzimet dhe ekstremizmin e dhunshëm mund të kryhet vetëm me një bashkëpunim efektiv mes institucioneve dhe publikut. Portali kombëtar për sinjalizimin e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme mundëson këtë ndërveprim mes aktorëve të ndryshëm.
Ky mekanizëm është bërë i mundur falë projektit "Ekosistem kibernetik më i sigurt nga ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri", i cili zbatohet nga ASP në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
ASP është angazhuar për të zhvilluar një cikël trajnimesh për aktorët publikë dhe privatë mbi funksionalitetin e Portalit Kombëtar si dhe një fushatë promovimi të tij për publikun e gjerë. Falë projektit, cdo përdorues i internetit mund të sinjalizojë materialet me përmbajtje që nxit urrejtjen, ksenofobinë, ekstremizmin si dhe abuzimin seksual të fëmijëve. Dy video të shkurtëra informuese të realizuara nga projekti synojnë të nxisin ndërgjegjësimin e mëtejshëm të aktorëve të ndryshëm dhe publikut.
Dy videot mund t'i ndiqni në linket e mëposhtme:
Portali i sinjalizimit të përmbajtjes të paligjshme online
Detyrat e ISP private për bllokimin e mesazheve të dëmshme online

Udhëzuesin për portalin kombëtar mund ta shkarkoni në këtë link