Publikohet Raporti i Monitorimit SETA mbi vendimmarrjen e KQZ
E Hene, 18 Tetor 2021

Publikohet raporti i shtatë i Monitorimit të funksionimit të mekanizmit të denoncimeve dhe vendimmarrjes së KQZ mbi përdorimin e burimeve publike dhe organizimin e fushatës zgjedhore të 25 prillit 2021, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA).
Disa gjetje të raportit janë:
Disa gjetje të raportit janë:
- Në dy portalet online pranë KQZ si dhe platformës së ngritur nga Presidenti i Republikës, janë regjistruar 135 denoncime për përdorimin e burimeve shtetërore dhe shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet;
- KQZ ka konstatuar shkelje dhe vendosur 4 masa administrative dhe 16 njoftime për marrje masash, duke rrëzuar pjesën tjetër të denoncimeve;
- Interpretimet e frymës së Kodit Zgjedhor nga Komisioni Rregullator pranë KQZ, kanë shërbyer për "rrëzimin" e pjesës kryesore të denoncimeve, kryesisht ato mbi kontratat koncesionare dhe fondet e rindërtimit nga tërmeti;
- KQZ nuk ka konsideruar të nevojshme që të investojë Prokurorinë në ndonjë prej denoncimeve të shqyrtuara administrativisht, duke mos konstatuar elementë të veprës penale.
Më shumë detaje mund të gjeni në raportin e plotë.
Ky angazhim i ASP mbështetet nga ambasada e Mbretërise së Vendeve të Ulta në Tiranë dhe programi i përbashkët Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”.