Zhvillohet kursi i parë i Shkollës mbi lidershipin
E Hene, 27 Shtator 2021

Kursi i parë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike 2021 u zhvillua në 17-19 shtator 2021, në Vlorë, nën temën "Zhvillimi i lidershipit dhe menaxhimit". Kursi u përshtat në formën e një trajnimi intensiv të bazuar në Programin e Zhvillimit të Lidershipit dhe Menaxhimit të Organizatës Botërore të Doganave (WCO).
Eksperti i ftuar, z. Rob Simon Jansen, menaxher me një eksperiencë të gjatë pranë WCO, zhvilloi një seri teknikash teorike bashkëkohore dhe ushtrime praktike përmes të cilave pjesëmarrësit punuan për të përmirësuar aftësitë e tyre drejtuese me objektivin e forcimit të kapaciteteve individuale dhe ekipit.
Ushtrimi "bisedë rreth zjarrit" në orët e mbrëmjes të trajnimit siguroi një teknikë të veçantë për pjesëmarrësit për të kuptuar emocionet e tyre dhe për të ndikuar tek të tjerët. Trajnimi u vlerësua maksimalisht nga pjesëmarrësit si një eksperiencë që mund të ndryshojë jetën.