Zhvillohet kursi i tretë i Shkollës Politike mbi integrimin Evropian
E Hene, 13 Dhjetor 2021

Kursi i tretë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në datat 10-12 dhjetor në Durrës, me fokus perpektivën e Integrimit Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.
Z. Gledis Gjipali, drejtor i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, prezantoi rrugën e deritanishme të Shqipërisë drejt BE-së dhe mekanizmin e para-aderimit, së bashku me hapat e mëtejshëm në rast të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Nismat e bashkëpunimit rajonal ekonomi u prezantuan nga znj. Odeta Barbullushi, koordinatore kombëtare e Zonës Ekonomike Rajonale.
Modelet e shtetit të mirëqënies sociale, me një rëndësi edhe më të madhe në situatën e Covid-19, ishin në qendër të prezantimit të ekspertit të ekonomisë dhe rektorit të Universitetit Mesdhetar, z. Adrian Civici.
Moduli tjetër i kursit, u zhvillua në formatin e një trajnimi mbi profilizimin e personalitetit politik, duke synuar njohjen dhe përmirësimin e aftësive negociuese të pjesëmarrësve. Eksperti i ftuar, z, Ervin Karamuço prezantoi teknikat bashkëkohore të përdorura në profilizimin psikologjik kriminal dhe si ato janë vënë në dispozicion të politikës, diplomacisë dhe biznesit gjatë viteve të fundit.