Prezantohen gjetjet e punimit të alumnëve mbi nismën “Ballkan i hapur”
E Merkure, 12 Janar 2022

Gjetjet e një punimi kërkimor të një grupi ekonomistësh alumnë të Akademisë së Studimeve Politike u prezantuan sot në një tryeze të hapur me politikëbërës dhe grupe të ndryshme interesi. Punimi i fokusuar mbi bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe nismën “Ballkan i hapur”, ofroi disa rekomandime mbi ndërhyrjet e nevojshme për të reduktuar asimetritë kryesore ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe politikat e nevojshme për të siguruar përfitime maksimale nga një treg i përbashkët rajonal. Për shkak të masave të pandemisë, tryeza u zhvillua në formatin hibrid duke mundësuar ndjekjen e saj dhe diskutimin me aktorë të ndryshëm.
Znj. Odeta Barbullushi, koordinatore kombëtare për Zonën Ekonomike Rajonale si dhe këshilltare pranë Kryeministrit, vlerësoi këtë punim si mjaft të rëndësishëm për të ofruar ekspertizën profesionale në vendimmarrje, por edhe për të informuar aktorët e ndryshëm dhe publikun e gjerë mbi nismat e bashkëpunimit rajonal.
Autorët e punimit, Enton Duro, lektor pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, Klodian Muço, lektor pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe Altin Hoti, lektor në Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme në Kuvajt, prezantuan rekomandimet kryesore që që rritja e ndërveprimit rajonal të zhvillojë më tej avantazhet krahasuese aktuale të çdo vendi në rajon.
Ky dokument u prodhua si pjesë e kontributit profesional të alumnëve të Akademisë së Studimeve Politike (ASP) mbi reformat dhe zhvillimin e politikave të rëndësishme në vend me mbështetjen e Këshillit të Evropës. Akademia krenohet me rrjetin alumni - mbi 370 pjesëmarrës të pesëmbëdhjetë gjeneratave - përfaqësues të partive politike, administratës publike, shoqërisë civile, botës akademike dhe medias, të cilët kanë ndjekur programin që prej krijimit të tij në vitin 2007.
Punimin e plotë mund ta konsultoni në këtë link