Starton Shkolla për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian
E Premte, 11 Shkurt 2022

Në datat 11-12 shkurt 2022 u zhvillua Moduli 1 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit” që po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim më Akademinë e Studimeve Politike dhe Qendrën Alert, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të fondeve IPA 2017.
Në Modulin 1i zhvilluar fizikisht në Tiranë, morën pjesë rreth 20 pjesëmarrës të Shkollës. Dy sesionet e para të zhvilluara të premten 11 shkurt kishin si lektore Ersida Telitin, Drejtore Ekzekutive e Qendrës “Kosumatori shqiptar”.
Në sesionin e parë ajo u fokusua në tre shtylla kryesore: evoluimi i konceptit të mbrojtjes së konsumatorit, praktikat europiane për mbrojtjen e konsumatorit dhe të drejtat e konsumatorit në Shqipëri. Në retrospektivë, përsa i përket historikut të zhvillimit të mbrojtjes së konsumatorit, Teliti solli në vëmendje disa nga tentativat e para të bëra në këtë aspekt. Më pas, ajo shtjelloi faktorët që çuan në formalizmin dhe zhvillimin e kësaj fushe siç ishte konkurrenca e pandershme dhe fokusi te sasia e prodhimit duke anashkaluar cilësinë, duke dëmtuar konsumtatorin. Për të siguruar një mbrojtje efektive të konsumatorit duhet një kuadër ligjor dhe institucional i plotë dhe fuqishëm, ndjekur nga promovimi i informimit dhe të drejtave të konsumatorit dhe forcimi i bashkëpunimit mes shteteve dhe instrumenteve ndërkombëtare. Kështu, përsa i përket mbrojtjes së konsumatorit në rang ndërkombëtar, Teliti përmendi një sërë parashikimesh ligjore si dhe aspekte institucionale që e shoqërojnë. Ndër to, Organizata e Kombeve të Bashkuara – Udhëzimet për Mbrojtjen e Konsumatorit, sjell një sërë parimesh që garantojnë mbrojtjen e konsumatorit. Në rang europian, vërehen sfida dhe konstatohen boshllëqe ligjore dhe informative, edhe pse jurisprudenca e BE në këtë fushë është shumë e gjerë ku përpjekje janë bërë edhe për përkufizimin e koncepteve si konsumator vulnerabël apo konsumator mesatar, si dhe mungesë bashkëpunimi dhe zbatimi të parashikimeve ligjore. Për ta përmbyllur prezantimin Teliti prezantoi Axhendën e Re të BE për Konsumatorin për periudhën 2020 – 2025 dhe fushat prioritare të cilat mbulon ajo që lidhen me dixhitalizimin dhe tregtinë online, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e të dhënave personale dhe metodat alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
Gjatë sesionit të dytë, Teliti u ndal tek marrëdhënia juridike konsumatore dhe sfidat e hasura nga shteti shqiptar. Duke cilësuar bazën ligjore si themeli i mbrojtjes së konsumatorit Teliti vuri theksin tek qëllimi i mbrojtjes së konsumatorit si dhe prezantoi elementet e marrëdhënies juridike konsumatore. Më pas, ajo solli në vëmendje se qëllimi i LMK-së është mbrojtja e interesave të konsumatorëve në treg, si dhe përcaktimi i rregullave dhe ngritja e institucioneve përkatëse për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve. Por për ta bërë më të prekshme këtë gjë Teliti nënvizoi disa parime themelore se pse konsumatori duhet mbrojtur. Për ta pëmbyllur, ajo u ndal në shpjegimin e të drejtave të konsumatorëve dhe detyrimet e tregtarëve duke identifikuar një sërë institucionesh dhe organizatash përgjegjëse në vend për zhvillimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorëve.
Dita e shtunë, 12 shkurt filloi me sesionin e tretë dhe katërt, të mbajtura nga Julian Llupo Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë së Produkteve pranë Ministrisë sëFinancave dhe Ekonomisë. Fokusi i tij i diskutimit gjatë sesionit të tretë ishte tek kuadri ligjor vendas dhe ai institucional për sigurinë dhe mbrojtjen e konsumatorit. Duke identifikuar institucionet që operojnë sipas legjislacionit të posaçëm, ku Komisioneri për Mbrojtjen e Konsumatorit si strukturë brenda MFE është institucioni kryesor. Llupo solli në vëmendje kompetencat e strukturave të ndryshme që operojnë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit duke analizuar që KMK të jetë më efektiv do të ishte më e përshtatshme të ishte institucioni pavarur si dhe të përfshihet në përgjegjësite e tij inspektimi, gjë që ligji nuk e ka parashikuar. Gjithashtu, Llupo përmendi shkelje të llojeve të ndryshme që ndodhin që vërehen nga këto struktura dhe zhvilloi diskutime që vunë në pikëpyetje mënyrën dhe sesa funksionale janë këto struktura.
Në sesionin e katërt, në vazhdimësi të sesionit paraardhës, kryefjala ishte përafrimi i legjislacionit venda me Acquis e BE. Llupo nënvizoi detyrimet që vijnë nga procesi i integrimit përsa i përket legjislacionit që rregullon lëvizjen e lirë të mallrave dhe prodhimin e produkteve të sigurta si dhe standartet e BE-së të cilat duhet të arrihen në këtë kuadër. Më tëj, ai identifikoi prodhuesin si hallka më e rëndësishme në zinxhirin e tregtimit të produkteve që garanton sigurinë e tyre. Zbatimi i hapave proceduriale përpara vendosjes së produktit në treg nga prodhuesi bëjnë që konsumatori të jëtë i mbrojtur nga dëmi i produkteve që nuk i kalojnë dot të gjitha hallkat e këtij procesi. Më tej, Llupo përmendi kontrollet e vazhdueshme që produket në treg duhet të kalojnë duke filluar nga ato fizike, dokumentare dhe analiza laboratorike. Në rast mospërmbushjeje të standarteve të duhura ai theksoi një sërë masash që institucionet përgjegjëse kanë detyrim që të ndërmarrin. Ndërkohë, këtu u ndal të pëmendte dhe sfidat që hasen nga MS-të duke qënë që mbrojtja e konsumatorit është një fushë e re në Shqipëri dhe po pëson ndryshime të vazhdueshme. Në përmbyllje të fjalës së tij Llupo u shpreh që në përafrimin e legjislacionit të kapitullit 1, Shqipëria ka një përafrim të krahasueshëm me rajonin dhe shumë akte janë në proces përafrimi, ndërkohë që për Kapitullin 28 duhet edhe më shumë përpjekje edhe punë. Në lidhje me Kapitullin 1 ai nënvizoi që janë 28 akte të miratuara nga qeveria që kanë transpoyuar ligjet e BE për produkte të veçanta. Një problematikë sipas Llupo për produktet në Shqipëri për tu certifikuar sipas standarteve të BE duhet të kontrollohen nga një autoritet europian (jo shqiptar), por kjo mund të ndodh vetem pas ato janë prodhuar. Ai shtoi që vendi gjendet në një ecuri të krahasueshme me Maqedoninë e Veriut.
Sesioni i pestë i cili u zhvillua nga z. Granit Sokolaj, Drejtor i Qendrës “Alert”, i cilu u përqëndua në informimin e konsumatorit për krijimin e një zinxhiri sigurie. Sokolaj, u fokusua tek parimet e përgjithshme, kërkesat dhe përgjegjësitë kryesore që rregullojnë informacionin për ushqimin dhe, në veçanti, etiketimin e produkteve ushqimore. Më tej, ai nënvizoi kërkesat që rregullojnë informacionin ushqimor të detyrueshëm si dhe praktikat e informacionit të drejtë. Sokolaj gjithashtu u ndal tek parashikimet ligjore përsa i përket produkteve joushqimore duke listuar një sërë produktesh të tilla dhe informacionin që është i detyrueshëm t’ju bashkangjitet, duke dhënë edhe këshilla praktike si duhet të lexohet dhe kuptohet ky informacion nga konsumatori. Sokolaj më pas u ndal tek shitja në distancë dhe duke u ndalur kryesisht tek informacioni që konsumatori duhet të këtë përpara nënshkrimit të një kontrate në largësi ose një kontrate jashtë qendrave të tregtimit.
Sesioni i gjashtë, i parashikuar si sesion praktik ku pjesëmarrësit do të përfshiheshin në diskutime mes tyre mbi teknikat dhe metodat që përdoren për fushatat informuese dhe ndërgjegjësuese për konsumatorët. Gjatë sesionit i zhvilluar si një diskutim jo-formal mes pjesëmarrësve dhe lektorit Sokolaj u trajtun çështje si problematikat me blerje online, etiketat e produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, rastet praktike të produkteve me rrezikshmëri të lartë dhe dallimi mes sigurisë dhe cilësisë. Siguria e një produkti është kriter i padiskutueshëm për Bashkimin Europian, ndërkohë që cilësia e tij mund të variojë po gjithnjë pa cenuar elementet e sigurisë. Sa i përket tregtisë online ajo është ende e padisiplinuar dhe konsumatori është i rrezikuar, pasi në Shqipëri operojnë rreth 1500 faqe online (pjesa më e madhe e tyre janë jo-legale) që shesin e blejnë produkte, ku pjesa më e madhe e tyre nuk kanë NIPT, faqe zyrtare apo kontakte, dhe janë më së shumti aktive në rrjetet sociale.