Aktivitet Hapës dhe Informues për Shkollën për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian
E Premte, 26 Nentor 2021

Në kuadër të projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”, mbështetur nga CFCU, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë – fondet IPA 2017 të Bashkimit Europian, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike (ASP) dhe Qendrën Alert zhvilluan aktivitetin hapës ditën e premte më 26 nëntor 2021, në ambientet e Xheko Imperial Hotel.
Në qendër të këtij aktiviteti, ku morën pjesë rreth 30 përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit të biznesit, universiteteve apo dhe administratës publike, ishte dhënia e informacionit mbi qëllimet dhe objektivat e projektit në tërësi dhe mundësitë për përfshirje për grupet e interesit. Pjesë e këtij aktiviteti ishin dhe pjesëmarrësit e përzgjedhur në Shkollën për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, e për këtë arsye një hapësirë iu dedikua dhe prezantimit të moduleve të Shkollës si dhe disa elemente logjistike e teknike të zhvillimit të saj.
Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA i cili theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi me organizatat partnere ASP dhe Qendrën Alert për mbarëvajtjen dhe zhvillimin me sukses të të gjithë aktiviteteve në kuadër të projektit. Gjipali vuri theksin tek rëndësia e çështjes së mbrojtjes së konsumatorit e cila prek elementë të ndryshëm të procesit të Integrimit Europian si dhe kapituj të ndryshëm të legjislacionit Europian. Mbrojta e konsumatorit është një tematikë e re për vendin tonë dhe institucionet përgjegjëse të ngritura janë ende të pakonsoliduara për të menaxhuar dhe trajtuar të gjitha aspektet dhe sfidat e kësaj fushe. Me tej, ai solli në vëmendje rëndësinë e administratës shtetërore, si dhe veçanërisht të grupeve të interesit në këtë proces ku konsultimi mbi çështjet e konsumatorit janë kërkesë e BE-së. Kjo pasi administrata publike për shkak të kapaciteteve që zotëron e ka të vështirë ta zhvillojë e vetme këtë proces.
Gjipali u shpreh që informimi dhe rritja e kapaciteteve janë objektiva të projektit. Gjithashtu, ai theksoi që çështja e konsumatorit shkon përtej procesit të integrimit, pasi na prek të gjithëve në nivel individual si konsumator. Gjipali theksoi që identifikimi, informimi dhe dhënia e zgjidhjeve të problemeve që prekin konsumatorin kontribuojnë në mirëinformim dhe një konsumator më të ndërgjegjësuar. Gjithashtu ai u ndal tek prezantimi i aktiviteteve që përfshin projekti të cilat vijojnë: Një aktivitet hapës për prezantimin e veprimtarisë para grupeve të interesit; Organizimi i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian; Hartimi dhe publikimi i një Manuali informativ për angazhimin e aktivistëve në ndërmarrjet monitoruese dhe politikëbërëse; Mbështetja dhe mentorimi i OSHC-ve për t’u angazhuar në Platformën e Partneritetit për Integrimin Europian (PPIE); Të gjitha këto aktivitete do të shoqërohen me një fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi ku media tradicionale do të ketë një rol me rëndësi – ku reportazhe dhe debate televizive do të realizohen me fokus problemet aktuale që prekin të drejtat e konsumatorëve.Gjipali më pas bëri prezantimin e objektivave të projektit ku identifikoi si objektiv të përgjithshëm rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve shqiptare që merren me çështjet e mbrojtjes së konsumatorit dhe të përdorin këtë ekspertizë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore për të ndikuar në proceset e politikave dhe vendimmarrjes në kuadër të anëtarësimit në BE.
Duke riktheksuar edhe një herë ndërlidhjen e kapitullit të mbrojtjes së konsumatorit me kapituj të tjerë si dhe Integrimin Europian dhe harmonizimin e legjislacionit dhe arritjes së standardeve, fjala i kaloi Erion Tase, Drejtori Ekzekutiv i ASP. Tase në fjalën e tij vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit të aktorëve të ndryshëm, ku vuri në pah rëndësinë që institucionet publike të njohin rëndësinë e aktorëve jopublikë. Këtu, Tase u ndal për të sjellë në vëmendje rolin e aktorëve jopublikë si palë e ndërgjegjësuar në çështjet e konsumatorit, për të mbajtur përgjegjës institucionet publike përsa i përket këtyre çështjeve. Gjithashtu, ai vuri në dukje problematikat në zbatimin e politikave dhe detyrimeve të marra përsipër në kuadër të integrimit europian. Gjatë fjalës së tij, Tase nënvizoi ndikimin e madhe dhe rolin që luan networking në njohjen me qasje dhe opinione të ndryshme apo të kundërta duke cilësuar bashkëpunimin dhe vullnetarizmin si thelbësore në prodhimin e efekteve afatgjata dhe pozitive për çështje që prekin konsumatorin.
Në pjesën e diskutimeve, pjesëmarrësit u prezantuan me njëri-tjetrin dhe u zhvillua një sesion pyetje-përgjigje me pjesëmarrësit.