E Hene, 26 Tetor 2009
Politikat Publike dhe vendim-marrja politike – Kalimi në politikëbërje sa më racionale”
Akademia për Zhvillimin e Politikave ne bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin organizuan nga data 11-13 Shtator në Zagreb, seminarin rajonal me temë “Politikat Publike dhe vendim-marrja politike – Kalimi në politikëbërje sa më racionale”.
Qëllimi i këtij takimi ishte që të bashkonte ish-studente të Shkollave të Studimeve Politike të Ballkanit Perëndimor të cilët janë të interesuar për përmirësimin e manaxhimit të politikave publike në përputhje me reformat për negociatat për asociimin në Bashkimin Evropian (politikanet, zyrtarët publik, kërkuesit, konsulentët etj.). Seminari u fokusua në rritjen e kapaciteteve të sektorit publik për analizimin dhe vleresimin efekteve në politikat publike, si dhe në integrimin e procedurave analitike në procesin e vendim marrjes politike. Disa nga pikat kryesore te diskutuara ishin:
• Leksion hyrës ne Politikat Publike dhe vendim-marrjen politike
• Procesi politik në vendet e Ballkanit Perëndimior
• Reformat rregullatore
• Politikat e zhvillimit dhe planifikimi buxhetor
• Dinamika e transferimit te politikave dhe Evropianizimi
• Analiza politike si një mjet mbrojtes
• Realiteti i politikave publike
• Bazat e njohjes së politikëbërjes
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u prezantua me një delegacion nga ish-studentë të saj të cilët morë pjesë aktive në shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave të tyre në këtë takim tepër frytdhenes rajonal.





