Zhvillohet kursi i Shkollës së Studimeve Politike mbi lidershipin

E Hene, 13 Qershor 2022



Kursi i parë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike 2022 u zhvillua më 10-12 qershor në Pogradec, nën temën e lidershipit. Moduli i pare i kursit u organizua në formën e një trajnimi intensiv të bazuar në programin e "McCain Institute for International Leader" pranë Universitetit të Arizonës në SHBA.
Ekspertja e certifikuar, znj. Edlira Gjoni, zhvilloi një seri teknikash teorike bashkëkohore dhe ushtrime praktike përmes të cilave pjesëmarrësit mund të përmirësojnë aftësitë e tyre drejtuese të lidershipit bazuar mbi integritetin, etikën dhe vlerat.

Tematika e lidershipit u plotësua më tej në pjesën e dytë të këtij kursi me sesionin titulluar "Menaxhimi i ekipit dhe rritja e organizatës", nën drejtimin e z. Indrit Puteci, drejtor i "Value the Person Albania". Pjesëmarrësit vlerësuan maksimalisht profilin e trajnuesve të ftuar dhe metodologjinë e përdorur gjatë tri ditëve të kursit.