Konferenca Evropiane e Shkollave të Studimeve Politike: "Standartet Demokratike dhe Elektorale - Sfida per ne Europë"

E Hene, 26 Tetor 2009



Nga data 16-18 Shtator 2009 në Kiev të Ukrahinës u zhvillua takimi madh rajonal i rrjetit të Shkollave Politike me temë  “Standartet Demokratike dhe Elektorale – Sfida per në Europë”.
Rreth 70 pjesëmarrës dhe ish studentë nga 16 Shkolla të Studimeve Politike shkëmbyen dhe diskutuan në panele të ndryshme çështje si më poshtë:

  • Standartet elektorale evropiane - Sfida për implementim
  • Pjesëmarrje e barabartë politike – Sigurimi i të drejtës për votim
  • Zgjedhjet elektorale dhe pjesëmarrja politike – Si do te sigurojmë mundësi të barabarta për gratë dhe minoritet    kombëtare?
  • Zgjedhja e politikave racionale – Roli i politikanëve, medias dhe shoqërisë civile
  • Politikat racionale dhe efektet e tyre në ndërtimin e shtetit
  • Përgjegjësia e medias dhe zgjedhja e politikave racionale

Takimi u adresua nga Zëvëndësministri dhe Ministri i Drejtësisë së Ukrahinës si dhe nga Z. Jean Louis Laurens, Drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për Demokraci dhe Çështje Politike i Këshillit te Evropes. Ekspertet nëpërmjet paraqitjes së eksperiencave të tyre interesante, zhvilluan ne mënyrë interaktive dhe frytdhënëse diskutimet ne këtë konference.