Nis trajnimi i stafit të KQZ dhe ekspertëve të edukimit qytetar nën metodologjinë BRIDGE
E Hene, 04 Korrik 2022

Certifikimi i akredituar BRIDGE i trupave zgjedhore, i cili përdoret në mbi 40 vende të ndryshme, nisi të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në 4 korrik 2022. Pjesë e trajnimit 9-ditor janë 18 administratorë zgjedhorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe trajnerë me ekspertizë në edukimin qytetar vendas dhe të huaj.
Akademia e Studimeve Politike (ASP) po zbaton këtë trajnim me mbështetjen dhe në partneritet të ngushtë me Këshillin e Evropës dhe Institutin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (International IDEA), nën drejtimin e ekspertëve të BRIDGE, Doina Bordeianu, Zage Filiposki dhe Corneliu Pasat.
Objektivi kryesor i kursit është rritja e kapaciteteve të KQZ-së në ofrimin e programeve moderne, cilësore dhe efektive të trajnimit dhe edukimit në përmirësimin e pjesëmarrjes dhe administrimit zgjedhor.
Disa nga rezultatet e pritshme të trajnimit janë:

• të trajnojë pjesëmarrësit në përdorimin e metodologjisë dhe kurrikulës pjesëmarrëse BRIDGE në mjedise ndërkulturore;
• t'u ofrojë pjesëmarrësve njohuri dhe përvojë për të planifikuar, organizuar dhe zhvilluar trajnime në përputhje me rregullat e BRIDGE;
• të përgatisë pjesëmarrësit për të përfaqësuar vlerat e BRIDGE dhe për të lehtësuar trajnimet sipas standardeve të kërkuara bashkëkohore.
Përvetësimi i metodologjisë BRIDGE pritet të diversifikojë dhe modernizojë metodat e ofrimit të trajnimeve të KQZ-së në Shqipëri bazuar në parimet e të mësuarit për të rriturit dhe të zhvillojë aftësitë institucionale për hartimin e kurrikulave.
Në shtator, pritet të ofrohet një fazë e dytë e mentorimit të bashkë-lehtësuesve të BRIDGE për të trajnuar komisionerët zgjedhorë dhe për të përgatitur kurrikulat e trajnimit për përfituesit e synuar të programit të trajnimit zgjedhor të KQZ (të rinjtë, gratë, minoritetet, grupet vulnerabël, etj).