Integrimi në një Evropë të trazuar, fokusi i kursit të dytë të Shkollës Politike

E Diele, 25 Shtator 2022



Potenciali dhe sfidat e integrimit në një Evropë të trazuar ishin në fokusin kryesor të kursit të dytë kombëtar të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, i cili u zhvillua në datat 23-25 shtator 2022 në Berat. Eksperti ndërkombëtar i sigurisë, Alexis Vahlas, profesor i së drejtës në Universitetin e Strasburgut dhe ish-këshilltar i lartë politik i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, u ftua në kurs me synimin për të adresuar sfidat e reja me të cilat përballet BE-ja: agresioni rus në Ukrainë dhe rritja e rreziqeve të sigurisë në zemër të Evropës, radikalizimi islamik dhe valët e emigracionit. Diskutimi me pjesëmarrësit dha një pasqyrë më të qartë të problemeve të brendshme të BE-së si dhe masat e mundshme për përballimin e këtyre kërcënimeve të reja, të cilat kanë ndikim në valën e populizmit dhe mbylljen e mëtejshme të BE-së.

Z. Gledis Gjipali, Drejtor i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, prezantoi “Procesin e negociatave të Shqipërisë”, së bashku me strukturwn dhe hapat e mëtejshëm tw kwtij procesi. Nismat e bashkëpunimit ekonomik rajonal, më në detaje “Ballkani i Hapur”, bazuar nw njw studim tw zhvilluar nga alumnwt e Shkollws, u prezantuan nga z. Enton Duro, pedagog me kohë të plotë në Makroekonominë dhe Ekonominë e Zhvillimit, Universiteti i Tiranës.

Prezantimi dhe diskutimi me ish-zëvendësministrin e Integrimit Evropian, z. Gentian Elezi, dha një historik të shkurtër të sfidave të procesit integrues të Shqipërisë dhe potencialit për demokratizimin e shoqërisë shqiptare gjatw kwtij procesi.

Pjesëmarrësit vlerësuan informacionin dhe ekspertizën e ofruar për temat në këto momente të hapjes së negociatave të anëtarësimit, për të kuptuar dhe transmetuar te kolegët e tjerë në vend procesin dhe rëndësinë e reformave të integrimit në BE.