Zhvillohet kursi i Shkollës mbi zgjedhjet dhe përfaqësimin politik
E Diele, 23 Tetor 2022

Kursi i tretë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike me fokus "Sistemet zgjedhore dhe përfaqësimi politik" u zhvillua në datat 21-23 tetor 2022 në Golem, Kavajë. Ideologjitë politike, e majta dhe e djathta, rritja e populizmit dhe zhvillimet që kanë ndikuar në rrudhjen e demokracive përfaqësuese në shekullin e 21-të, u trajtuan nga politologët Ermal Hasimja, themelues i Institutit Liberal Shqiptar dhe Endri Shabani, lektor i shkencave politike dhe themelues i Lëvizjes Thurrje.
Sistemet zgjedhore dhe sfidat aktuale të reformës elektorale u prezantuan në modulin e dytë me ekspertin e komisionit të posaçëm parlamentar, z.Viktor Gumi. Diskutimi ofroi qasjen teorike dhe praktike për problemet e hasura në praktikimin e sistemeve të ndryshme zgjedhore.
Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen gjithashtu me komunikimin politik dhe organizimin e një fushatë zgjedhore në trajnimin me ekspertin Gjergji Hamiti. Prezantimi i disa prej modeleve të fushatave ndërkombëtare dhe ato vendase u ofroi pjesëmarrësve mundësinë për t'u njohur dhe praktikuar teknikat më bashkëkohore në këtë fushë.
Moduli tjetër i kursit trajtoi temën e profilizimit të personalitetit politik, duke synuar njohjen dhe përmirësimin e aftësive negociuese të pjesëmarrësve. Eksperti i ftuar, z. Ervin Karamuço prezantoi teknikat bashkëkohore të përdorura në profilizimin psikologjik kriminal dhe si ato janë vënë në dispozicion të politikës, diplomacisë dhe biznesit gjatë viteve të fundit.