Finalizohet adaptimi i BRIDGE në Shqipëri, dy trajnueset e para pjesë e trupës së KQZ

E Premte, 03 Mars 2023



Shqipëria ka më në fund dy trajnueset e para plotësisht të certifikuara për zbatimin e kurrikulës ndërkombëtare të trupave zgjedhore BRIDGE. Dy drejtoreshat e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Madalena Koja dhe Valbona Ballgjini, i shtohen në këtë mënyrë kapaciteteve të brendshme të institucionit për të zhvilluar dhe zbatuar qasje moderne dhe efikase për trajnimin dhe edukimin zgjedhor. Finalizohet në këtë mënyrë me sukses rrugëtimi i nisur në vitin 2019 nga Akademia e Studimeve Politike dhe International IDEA, me mbështetjen e Këshillit të Evropës, për përshtatjen e standartit BRIDGE në kurrikulat e edukimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri.


BRIDGE konsiderohet në mbi 40 vende si një nga mjetet kryesore për të forcuar metodologjinë dhe kapacitetet e trajnimit dhe edukimit të strukturave zgjedhore. Këshilli i Evropës mbështeti këtë program në kuadër të asistestencës zgjedhore për Shqipërinë. Prezantimi i kurrikulës u zhvillua në dhjetor 2019 për të vijuar më pas me kursin e Trajnimit të Trajnuesve BRIDGE në 4-15 korrik 2022, me pjesëmarrjen e 18 administratorëve zgjedhore dhe aktivistëve në fushën zgjedhore.


Trajnimi i fundit, i zhvilluar në 1-3 mars 2023 nga International IDEA në bashkëpunim me Rule of Law Centre pranë Universitetit të Helsinkit, shërbeu si një mundësi për mentorimin e mëtejshëm të dy trajnuesve shqiptare dhe akreditimin e tyre nga ekspertja e BRIDGE, Doina Bordeianu. I njëjti proces akreditimi dhe rritjeje profesionale synohet të ndiqet në muajt në vijim për t'iu dhënë mundësinë edhe trajnuesve të tjerë të certifikuar deri më sot nga BRIDGE në Shqipëri.