Hapet thirrje për aplikime për akademinë e sinjalizuesve të besuar
E Premte, 10 Mars 2023

Nëse je një përdorues i përgjegjshëm i internetit apo aktivist i interesuar për kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit të dhunshëm apo materialeve të dëmshme për të miturit online, je i mirëpritur të bëhesh pjesë e komunitetit shqiptar të Sinjalizuesve të Besuar të Facebook, Twitter, Instagram dhe Youtube. Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është 9 prill 2023.
Programi
Ky program mundësohet nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Elektronike (AKCESK) me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në kuadër të projektit "Sinjalizues të besuar për një ekosistemin kibernetik të sigurtë ndaj ekstremizmit të dhunshëm”.
Rreth 20 pjesëmarrësit e Akademisë do të rrisin njohuritë e tyre duke u përshirë në një cikël prej katër trajnimesh nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj. Ata do të bëhen pjesë e konkursit të monitorimit të përmbajtjes së paligjshme në një periudhe 4 mujore (prill – korrik 2023), në rrjetet sociale dhe Youtube, duke mundësuar një raportim të prioritizuar nga platformat ndërkombëtare.
Programi
Ky program mundësohet nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Elektronike (AKCESK) me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në kuadër të projektit "Sinjalizues të besuar për një ekosistemin kibernetik të sigurtë ndaj ekstremizmit të dhunshëm”.
Rreth 20 pjesëmarrësit e Akademisë do të rrisin njohuritë e tyre duke u përshirë në një cikël prej katër trajnimesh nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj. Ata do të bëhen pjesë e konkursit të monitorimit të përmbajtjes së paligjshme në një periudhe 4 mujore (prill – korrik 2023), në rrjetet sociale dhe Youtube, duke mundësuar një raportim të prioritizuar nga platformat ndërkombëtare.
Për sinjalizuesin me më shumë raportime do të ofrohet një bursë e plotë certifikimi në Data Science, në profilin e kodimit ose sigurisë kibernetike të Academy Coding Dojo inc. Bursa do të jepet në bashkëpunim me partnerin ekskluziv në Shqipëri të Coding Dojo, kompaninë “Betaplan”.
AKCESK dhe institucione të tjera shtetërore do të ftohen gjithashtu të ofrojnë praktika ose forma të tjera trajnimesh dhe bashkëpunimi me rrjetin e Sinjalizuesve të Besuar, duke garantuar vijimin e mëtejshëm të formimit dhe bashkëpunimit profesional të pjesëmarrësve më të mirë. Krijimi i bashkëpunimit të besueshëm me platformat ndërkombëtare të rrjeteve sociale do të ofrojë mundësinë që të vijojë më tej komunikimin prioritar me rrjetin shqiptar të Sinjalizuesve.
Personat e interesuar mirëpriten të dërgojnë një letër motivimi dhe një CV personale në adresën e emailit të ASP: info@asp.al. Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 31 mars 2023, ora 16.00.
Çfarë është një Sinjalizues i Besuar?
Ofruesit e platformave online (rrjete sociale, faqe interneti, chat dhe blogje), kanë ndërtuar filtra dhe programe teknologjike për të identifikuar përmbajtjen e paligjshme që qarkullon në hapësirën online. Megjithatë, inteligjenca artificiale ka kufizime dhe nevojitet që të ketë ndihmën njerëzore për të analizuar mesazhet më të sofistikuara. Këtë boshllëk e plotësojnë Sinjalizuesit e Besuar.
Sinjalizues të Besuar konsiderohen përdoruesit e internetit, të cilët kanë një nivel më të lartë njohurish për të ngritur “flamurin e kuq” të raportimit për materialet e paligjshme. Ata mund të jenë individë që dëshmojnë besueshmëri, entitete të regjistruara apo edhe ekspertë të profilizuar në fushat përkatëse të raportimit.
Çfarë përmbajtje mund të raportohet
Sipas kuadrit ligjor shqiptar përkufizohen katër kategori kryesore të përmbajtjes së paligjshme online:
• Materiale të abuzimit seksual të fëmijëve;
• Gjuha e urrejtjes, racizmi dhe ksenofobia;
• Përmbajtje ekstremizmi të dhunshëm dhe radikalizmi;
• Përmbajtja që shkel të Drejtat e Pronës Intelektuale
Eksperienca aktuale dhe orientimet e politikave më të mira ndërkombëtare, nxisin raportimet nga individë dhe organizata me eksperiencë në programe kundër ekstremizmit apo trafikimit dhe abuzimit të fëmijëve, ndërkohë që rastet e të drejtave intelektuale kërkojnë një ekspertizë më të dedikuar nga shoqatata zyrtare apo kompani të licencuara në këtë sektor.
Si funksionon raportimi i prioritizuar
Platformat ndërkombëtare të tilla si Facebook, Twitter, Instagram, Tik-Tok apo Youtube janë të detyruara nga legjislacioni ndërkombëtar që të ofrojnë një mundësi për të raportuar për çdo përdorues. Koha për të analizuar raportimet e kryera, paqartësia, problematika e gjuhës apo edhe numri i lartë i tyre, shkakton vonesa apo pamundësi për të bllokuar në kohë materialet e raportuara.
Për këtë qëllim, flamurët e kuq të ngritur nga sinjalizuesit e besuar kanalizohen me prioritet nëpërmjet komunikimit të dedikuar me kompanitë e ofrimit të shërbimeve online. Ky është një nga avantazhet e sinjalizuesve, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi për të qënë të besueshëm dhe ofruar sa më shumë informacione të qarta për shkeljet e konstatuara.
Më shumë informacion në ndërfaqen e dedikuar: www.rsb.asp.al