Task-Forca për administratën në zgjedhje, të mos neglizhohet angazhimi online
E Shtune, 22 Prill 2023

Në mbledhjen e tij të fundit Këshilli i Ministrave miratoi Vendimin për monitorimin e veprimtarisë dhe përdorimit të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor të 14 majit. Ky vendim, që vjen një javë pas nisjes së fushatës zgjedhore, konfirmon edhe njëherë shqetësimin e ngritur nga monitoruesit vendas dhe ndërkombëtarë për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje.
Përshëndesim ngritjen e task-forcës qeveritare të parashikuar në këtë VKM, por theksojmë se rezultatet e synuara mund të garantohen vetëm nëpërmjet ofrimit të transparencës dhe përfshirjes së duhur të institucioneve të pavarura dhe shoqërisë civile në monitorimin e sjelljes së administratës.
Vendimi i fundit konfirmon edhe njëherë ndalimin e punonjësve të administratës shtetërore të bëjnë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat gjatë orarit zyrtar dhe në ambjentet e punës. Për fat të keq, VKM nuk ka parashikuar një rregullim për angazhimin politik të punonjësve shtetërorë në mediat sociale dhe platformat e tjera virtuale.
Një kufizim i tillë virtual parashikohet tashmë në nivelin e punonjësve shtetërore që janë pjesë e shërbimit civil. Sipas udhëzimit nr. 11, dt. 10.02.2023 të Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, vlerësohet “detyrimi i nëpunësit civil për t’u vetëpërmbajtur për të shprehur publikisht bindjet apo preferencat e tij politike, në rrjete, media on line apo platforma sociale, në zbatim nenit 37, të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.”
Sipas interpretimit të Komisionerit, ndalimi vlen edhe pas orarit zyrtar, kur mund të argumentohet se ndahen pëlqimet në aplikacionit “Aktiv1st” të ndërtuar nga Partia Socialiste apo forma të tjera të komunikimit në rrjetet sociale.
Si një shenjë e mirë e vullnetit për të respektuar zotimet e ndërmarra në vendimin e Këshillit të Ministrave, do të ishte e nevojshme që titullarët e ministrive të mos nxisin angazhimin e punonjësve shtetërore në postimet online të aktiviteteve të tyre politike gjatë tre javëve në vijim. Hapi i parë konkret është pezullimi i aplikacionit “Aktiv1st” apo minimalisht llogarive të nëpunësve civilë që janë pjesë e portalit. Sipas listës që rrodhi në media në janar të këtij viti, përdorues të regjistruar të aplikacionit janë qindra nëpunës civilë në institucionet publike.
Ne do të vijojmë të monitorojmë veprimtarinë e Task-Forcës si dhe ofrojmë kontributin tonë si pjesë e aktorëve civilë të angazhuar për sigurimin e mundësive të barabarta për subjektet dhe kandidatët në proceset zgjedhore.
Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike po monitorojnë fushatën zgjedhore, në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme - Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.
Akademia e Studimeve Politike
Insituti i Studimeve Politike