Prezantohet monitorimi i elementëve të esktremizmit të dhunshëm në rrjetet sociale
E Premte, 19 Maj 2023

Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike prezantoi në një tryezë me aktorët kryesorë institucionalë dhe ekspertët e sektorit gjetjet e "Monitorimit të elementëve të ekstremizmit të dhunshëm që qarkullojnë në platformat online" për vitin 2022.
Rekomandimet e dhëna nga institucionet dhe aktorët e tjerë në këtë event synojnë të ofrojnë një orientim për zhvillimin e politikave përkatëse nga vendimmarrësit për bllokimin e përmbajtjeve që nxisin ekstremizmin e dhunshëm në faqet e internetit dhe platformat e mediave sociale shqiptare.
Takimi shërbeu gjithashtu për të nisur Akademinë e Sinjalizuesve të Besuar, ciklin e trajnimit për 20 ekspertë të rinj, të cilët synohet të jenë sinjalizuesit e parë shqiptarë të besuar të Facebook, Instagram, Tëitter, Youtube dhe platformave të tjera online.
Ky bashkëpunim në ofrimin e ekspertizës kërkuese si dhe lehtësimit të dialogut me aktorët e ndryshëm të fushës, mbështetet nga Ambasada e SHBA në Tiranë në kuadër të programit “Sinjalizues të besuar për një ekosistem kibernetik të sigurt kundër ekstremizmit të dhunshëm”.
Monitorimin mund ta gjeni të plotë këtu dhe vlerësimin e kuadrit ligjor dhe institucional këtu