Deputetët e Gjelbër mundësojnë konsultime mbi projektligjin “Për energjinë nga burimet e rinovueshme”

E Marte, 21 Shkurt 2023



Vlerësim për deputetët e Gjelbër, të cilët mundësuan zhvillimin e një seance dëgjimore me grupet e interesit mbi projektligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.

Ky draft mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e energjisë mbërriti në Kuvend pa marrë asnjë koment gjatë periudhës së konsultimit online.   Në seancën e sotme paraqitën rekomandimet e tyre shoqatat kryesore që grupojnë prodhuesit e energjisë nga HEC dhe impiantet diellore dhe eolike. Përfaqesuesi i Euroelektra, Anduel Çekrezi, vlerësoi si problematikë procedurën për miratimin e kërkesës për instalimin e këtyre impianteve dhe sugjeroi liberalizimin dhe ndarjen e këtyre procedurave. Sipas tij, panelet e ujit të jenë të lejueshëm të vendosen vetëm me një kërkesë që bëhet në bashki. Ndërsa, për panelet fotovoltaike, mund të ndiqet tjetër procedurë, sepse kërkon një sërë dokumentacionesh.

ASP do të vijojë të ofrojë ekspertizë profesionale dhe lehtësim të dialogut mes aktorëve të ndryshëm për të përmirësuar procesin legjislativ dhe rolin kontrollues të Kuvendi i Shqipërisë. Akademia e Studimeve Politike po asiston Grupin e Gjelber Parlamentar ne kuader te Fondeve te Hapura Rajonale te GIZ per Evropen Juglindore - Energy, Transport and Climate Protection in South-East Europe. Ky program financohet nga Qeveria Federale Gjermane dhe Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Gesellschaft GmbH (GIZ).