Transporti në fokus të Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimit Europian

E Shtune, 17 Shtator 2022



Në datat 16 dhe 17 shtator 2022 u zhvillua Moduli VI “Transporti dhe të Drejtat e Pasagjerëve” i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”. Projekti po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike dhe Qendrën Alert, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të fondeve IPA 2017.

Sesioni i parë u fillua nga Zana Josa, Eksperte e Integrimit Europian pranë Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjisë. Lektorja nisi me prezantimin e Kapitullit 14 të EU acquis, detyrimet që duhen përmbushur dhe pritshmëritë. Krahas diferencave Josa thekson dhe ngjashmëritë që janë të pranishme ndër legjislacionit vendas dhe atij të BE-së fal Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimi të 2009-ës. Për një unifikim edhe më të plotë, lektorja vë theksin tek objektivat e politikave të transportit. Josa ndau dhe me të pranshmit eksperiencën personale nga takimet fillestare kur nisi proçesi i implementimit të legjislacionit acquis. Sesioni përfundon me përshkrimin e Strategjis Sektoriale të Transportit dhe plani si do veprohet në mënyrë sa më efiçente.

Sesioni i dytë u zhvillua nga Arben Gjata, Profesor i Asociuar pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Gjata nis me prezantimin e legjislacionit të BE-së mbi transportin, me fokus transportin ajror. Traktati për Funksionimin e Bashkimit Europian, ndër traktate dhe konventa të tjera mori një vëmëndje më të madhe së bashku me konceptimin e ri të terminologjisë “konsumator- pasagjerë”. Lektori u ndal dhe te legjislacioni i brëndshëm shqiptar, çfarë problematikash ka dhe si e mbron ligji shqiptar pasagjerin.

Sesioni i tretë u trajtua nga Enkela Hajderi, Përgjegjëse e Sektorit për të drejtat e pasagjerit pranë Autoritetit të Aviacionit Civil. Hajderi filloi duke prezantuar strukturën përgjegjëse për mbarvajtjen e aviacionit civil në Shqipëri. Ajo u ndal në detyrat përkatëse të çdo instance duke krijuar një plan të detajuar të aviacionit. Znj. Enkela rikthehet dhe tek historiku i aviacionit në Shqipëri, në vitet më domethënës të tij dhe arritjet deri më sot. Ajo vazhdoi me legjislacionin e aviacionit në Shqipëri, si rregullohet ai dhe e krahason dhe me legjislacionet e vëndeve të BE-së. Hajderi u ndal veçanërisht tek të drejtat e pasagjerëve, se si i mbron ligji shqiptar ato dhe e mbyll sesionin me fushatat e fundit që janë ndërmarrë në Shqipëri.

Sesioni i katërt vazhdoi nga Tonin Gjinaj, Sekretar i përgjithshem i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit pranë KSSH, me fokus transportin rrugor dhe hekurudhor. Gjinaj trajtoi transportin parë nga këndvështrimi i organizmave jashtë qeverisjes, si munden të ndikojnë ato dhe çfarë prezence ligjore kanë. Ai tregoi si është situata aktuale e transportit rrugor dhe hekurudhor në Shqipëri dhe çfarë qasje duhet patur. Z. Tonin u ndal dhe në rëndësin e informacionit rrugor duke e implementuar atë që në sistemin parauniversitar dhe e përmbylli me fenomenin e aksidenteve, neglizhenca ndaj këtij fenomeni dhe disa statistika.

Sesioni i pestë u drejtua nga Osman Metalla, Lektor pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ky sesion pati fokus transportin detar, si është ai në Shqipëri dhe në rajon. Metalla e nisi me disa fakte dhe statistika mbi transportin detar në botë dhe rëndësin e tij sidomos për transportimin e mallrave. Ai ndalet dhe te historiku i këtij transporti dhe si janë rritur kapacitet ndër vite. Z. Osman trajtoi dhe strukturën e portit, cili lloj do i përshtatej ekonomisë së Shqipërisë, si menaxhohen portet në Shqipëri dhe strategjitë e investimit për to. Metalla përmënd dhe disa fakte lidhur me portet në Shqipëri dhe se sa peshë kanë ato duke i krahasuar me portet në rajon.

Sesioni i fundit u udhëhoq nga Driton Musolli, Themeluesi dhe Drejtor Ekzekutiv i Cargo Flag, trajtoi veçanërisht industrinë e logjistikës. Musolli nisi me historikun e logjistikës, nga koncepti në industri dhe benefitet që sjellë.  Ai trajtoi disa nga problematikat e kësaj industrie në Shqipëri dhe tregon përvojat e vendeve të tjera se si i kanë kaluar këto pengesa. Z. Dritoni tregon me detaje si menaxhohet një idustri e tillë nga përvoja personale dhe se si ka sjellur inovacion me implemetimin e AI dhe algoritmeve në këtë fushë. Musolli e përfundoi sesionin dhe modulin duke nxitur mendimin kritik se si mund të zhvillohet akoma më shumë kjo industri në Shqipëri.