Diplomohet gjenerata e parë e "Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian"

E Premte, 24 Shkurt 2023



Aktiviteti përmbyllës i gjeneratës së parë të "Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian" u zhvillua më 24 shkurt 2023 pranë Maritim Hotel Plaza, Tiranë. Aktivitetin e përshëndetën znj. Megi Fino, zv.ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe znj. Klotilda Neziri, Kryetare e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Në fjalën e tyre u theksua roli i rëndësishëm që duhet të luajnë aktorët e shoqërisë civile, akademikët dhe ekspertët e pavarur në procesin e negociatave për kapitujt e integrimit evropian, sidomos në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve.

Ceremonia vijoi më pas me dorëzimin e certifikatave për mbi 30 pjesëmarrësit e angazhuar me sukses në periudhën Janar 2022 – Janar 2023 në programin e Shkollës.
 
Projekti “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”, po zbatohet nga European Movement Albania (EMA) në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike (ASP) dhe Qendrën Alert, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të fondeve IPA 2017.