Finalizohet Shkolla Verore për Integritetin dhe Etikën në Partitë Politike
E Shtune, 26 Gusht 2023

Rreth 20 përfaqësues të partive kryesore në vend morën pjesë në Shkollën Verore për Integritetin dhe Etikën në Partitë Politike, e cila u zhvillua nga data 24-26 gusht 2023 në Pogradec. Kjo shkollë u organizua nga Akademia e Studimeve Politike më mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci dhe Ambasadës Britanike.
Nëpërmjet moduleve të një trajnimi intensiv si dhe diskutimeve me aktorët politikë të ftuar, u synua të rriten njohuritë dhe lehtësohet bashkëpunimi mes aktivistëve politikë mbi rëndësinë e respetimit të praktikave dhe rregullave të brendëshme të partive politike.
Trajnerja Edlira Gjoni, zhvilloi një trajnim intensiv njëditor mbi udhëheqjen e orientuar nga etika dhe vlerat, bazuar në kurrikulën e Institutit McCain, SHBA.
Një vështrim mbi historikun e organizimit të grupimeve politike në Shqipëri që prej fillimit të shekullit të ‘20-të si dhe problematikat në strukturimin dhe ideologjinë e partive shqiptare u prezantua për pjesëmarrësit nga gazetari dhe publicisti Ben Andoni.
Deputetet Anila Denaj si dhe Sorina Koti, u ftuan që të sillnin dy modele praktike të angazhimit të profesionistëve në politikë si dhe zhvillonin një diskutim me pjesëmarrësit mbi realitetin si dhe mundësitë dhe sfidat për forcimin e etikës dhe integritetit në partitë politike.
Pjesëmarrësit vlerësuan ndërthurrjen mes ekspertizës më të mirë vendase dhe ndërkombëtare dhe prezantimit të shembujve personale të politikanëve të angazhuar si një mundësi për të analizuar më mirë problematikat dhe identifikuar zgjidhje të mundshme. Në përfundim të Shkollës Verore u zhvillua edhe një ceremoni për certifikimin e pjesëmarrësve.