Diplomohen Sinjalizuesit e Besuar për materialet e dëmshme në platformat online

E Enjte, 05 Tetor 2023



Rreth 15 profesionistë të rinj u diplomuan sot pas përfundimit të ciklit tremujor të trajnimit të Akademisë së Sinjalizuesve të Besuar Shqiptarë, mbi raportimin e materialeve që përmbajnë gjuhë urrejtjeje dhe nxitje për ekstremizëm të dhunshëm në platformat online.

Eventi shërbeu gjithashtu për të shpallur fituesen e konkursit për raportuesin më të mirë të materialeve të dëmshmë. Znj. Liridona Hoxhaj, me një edukim në profillin e sigurisë në fushën e studimeve fetare, u shpall fituesja e konkursit me 137 raportime të materialeve të dëmshme në Facebook, TikTok, Youtube etj. Fitueses iu ofrua një bursë trajnimi në fushën e kodimit të mundësuar nga kompania BetaPlan nën certifikimin e Akademisë Coding Dojo në ShBA.

Ceremoninë e diplomimit e përshëndeti drejtori i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), z. Igli Tafa, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve publike me aktorët të ndryshëm të shoqërisë për të përballuar rreziqet që paraqet zhvillimi teknologjik dhe ndërthurrja gjithmonë e më e madhe e teknologjisë në jetën tonë.

AKCESK po bashkëpunon prej tre vitesh me ASP për ofrimin e ekspertizës kërkuese si dhe lehtësimit të dialogut me aktorët e ndryshëm të shoqërisë, me mbështetjen e mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë.