Starton Akademia e Sinjalizuesve të Besuar 2024
E Premte, 24 Maj 2024

Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike nisi zbatimin e ciklit të dytë të Akademisë së Sinjalizuesve të Besuar, programin e trajnimit për 20 ekspertë të rinj, të cilët synohet të jenë sinjalizuesit e parë shqiptarë të besuar të Facebook, Instagram, X, Youtube dhe platformave të tjera online.
Ky bashkëpunim në ofrimin e ekspertizës kërkuese si dhe lehtësimit të dialogut me aktorët e ndryshëm të fushës, mbështetet nga Ambasada e SHBA në Tiranë në kuadër të programit “Sinjalizues të besuar për një ekosistem kibernetik të sigurt kundër ekstremizmit të dhunshëm”.