Te rejat e Fundit
Zgjatet afati për aplikime në Shkollën e Studimeve Politike 2024
Akademia e Studimeve Politike hap thirrjen për aplikime për vitin e ri akademik të programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Për t'iu ardhur në ndihmë aplikantëve njoftojmë se do mirëpresim aplikimet të reja dhe plotësimin e mëtejshëm të dosjeve të dorëzuara tashmë deri të enjten, 25 janar 2024, ora 17:00.
Diplomohet gjenerata 2022-2023 e Shkollës së Studimeve Politike
“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses vitin akademik për pjesëmarrësit e gjeneratës 2022-2023. Një grup prej 20 drejtuesish të rinj u diplomuan pas përfundimit të një cikli njëvjeçar mbi mirëqeverisjen, organizimin politik, lidershipin si dhe politikat e Bashkimit Europian.
ASP prezanton gjashtë rekomandime konkrete për reformën zgjedhore
Akademia e Studimeve Politike prezantoi gjashtë rekomandime konkrete për përmirësimin e kufizimeve të përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje gjatë një takimi të organizuar me anëtaret e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore. Rekomandimet ishin pjesë e raportit të monitorimit të zgjedhjeve të 14 maj 2023, të hartuar në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme
Shkolla Politike pjesë e Forumit Botëror për Demokracinë në Strasburg
Forumi Botëror për Demokracinë 2023 mbylli siparin e tij pas 3 ditëve ku 160 folës prezantuan mbi 39 inisiativa me synim forcimin e democracisë. Forumi mblodhi së bashku në Strasburg 1200 pjesëmarrës nga 80 vende të botës për t'iu përgjigjur pyetjes "Demokraci=Paqe?".
Kursi i tretë i Shkollës Politike 2023 i fokusuar mbi lidershipin
Kursi i tretë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike 2023 u zhvillua në Berat, nën temën e lidershipit. Moduli u organizua në formën e një trajnimi intensiv me znj. Katalin Pallai, eksperte e programit të “Akademisë së Lidershipit” të qendrës së ekspertizës së Këshillit të Evropës.
Raporti monitorues i përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhjet e 14 majit 2023
Zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 fatkeqësisht nuk sollën ndonjë risi në kufizimin e përdorimit të burimeve shtetërore dhe në disa aspekte ishin dhe një kthim pas në zbatimin e kritereve të vendosura në zgjedhjet e mëparshme. Ky vlerësim është pjesë e raportit përfundimtar të monitorimit të zhvilluar nga Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike.
Diplomohen Sinjalizuesit e Besuar për materialet e dëmshme në platformat online
Rreth 15 profesionistë të rinj u diplomuan sot pas përfundimit të ciklit tremujor të trajnimit të Akademisë së Sinjalizuesve të Besuar Shqiptarë, mbi raportimin e materialeve që përmbajnë gjuhë urrejtjeje dhe nxitje për ekstremizëm të dhunshëm në platformat online.
Grupi i Gjelbër pjesë e aktiviteteve të Javës Europiane të Mobilitetit
Deputetët e Grupit të Gjelbër pranë Kuvendit të Shqipërisë iu bashkuan aktiviteteve ndërgjegjësuese të Javës Europiane të Mobilitetit, eventit kryesor promovues të Bashkimit European për nxitjen e lëvizjes së qëndrueshme urbane. Si një veprim konkret në këtë drejtim, parlamentarët dhe stafi i Kuvendit iu mundësuan për transportin e tyre tre skutera elektrikë, si një mjet që redukton ndotjen dhe lehtëson trafikun.
Finalizohet Shkolla Verore për Integritetin dhe Etikën në Partitë Politike
Rreth 20 përfaqësues të partive kryesore në vend morën pjesë në Shkollën Verore për Integritetin dhe Etikën në Partitë Politike, e cila u zhvillua nga data 24-26 gusht 2023 në Pogradec. Kjo shkollë u organizua nga Akademia e Studimeve Politike më mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci dhe Ambasadës Britanike.
ASP prezantohet me drejtuesen e re të Këshillit të Evropës në Tiranë
Drejtuesja e re e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, znj. Giulia Re, priti në një takim prezantues drejtorin e Akademisë së Studimeve Politike, Erjon Tase. E rikthyer në Shqipëri pas një eksperience të mëparshme profesionale në organizatat ndërkombëtare, zonja Re është e familjarizuar me zhvillimet në Shqipëri dhe programet zhvillimore të vendit















