Diskutim mbi integrimin me analistin e njohur Radu Magdin

E Merkure, 23 Tetor 2019



Alumnet dhe pjesemarres te Shkolles se Studimeve Politike zhvilluan sot nje diskutim me teme "Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian: Politika e zgjerimit në udhëkryq", prane Qendres per Hapje dhe Dialog prane Kryeministrise.
Diskutimi me analistin e njohur rumun Radu Magdin dhe ekspertin shqiptar Gentian Elezi, synuan qe t'i jepnin pergjigje pyetjeve te tilla:

  •     Procesi i Berlinit a solli risi dhe cilat ishin rezultatet?
  •     A është prioritet stabiliteti apo demokracia për integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian?
  •     Cilat janë mësimet e nxjerra nga eksperienca e Rumanisë në procesin e integrimit?
  •     Cili është roli i ri i vendeve anëtare në procesin e hapjes së negociatave?

Ky takim u zhvillua ne bashkepunim me Fondacionin Shoqeria e Hapur per Shqiperine, (OSFA) si dhe Qendren Shqiptare per Konkurrence dhe Tregti Nderkombetare (ACIT).