Thirrje për shprehjen e interesit për një ekspert studimi

E Enjte, 23 Janar 2020



Akademia e Studimeve Politike kërkon të kontraktojë një ekspert për të përgatitur një studim mbi “Rrugën e Shqipërisë për integrimin Evropian”, në kuadër të projektit “Duke nisur nga bazat: Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit në BE në Shqipëri”,  në kuadër të projektit EuropeAid / 138384 / ID / ACT / AL "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për Zbatimin e Aksioneve për Ngritjen e Kapaciteteve për Rritjen e Dialogut të Politikave dhe Ndërgjegjësim mbi Procesin e Integrimit Europian", financuar nga Instrumenti Europian IPA II i Bashkimit Evropian 2014.

Kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar duhet të dërgojnë aplikimin e tyre brenda datës 23 shkurt 2020, në adresën info@asp.al. Subjekti i emailit duhet të përmbajë temën: "Eksperti i studimit mbi “Rrugën e Shqipërisë për integrimin Evropian ". Gjithashtu, mund të dërgohet në një zarf të mbyllur pranë zyrave të Akademisë së Studimeve Politike: Rruga "Donika Kastrioti", Nr. 3. Qendra Kotoni, Kati i dytë, Zyra nr. 5;


Kliko këto për të shkarkuar termat e referencës