Diskutimi i alumnëve: Sfida dhe mundësi për edukimin online në situatën e COVID-19

E Marte, 14 Prill 2020



Akademia e Studimeve Politike organizoi ditët e fundit një diskutim online me një grup alumnësh mbi sfidat me të cilat përballet aktualisht arsimi në kushtet e izolimit nga COVID-19. Si bazë për këtë debat shërbeu një punim kërkimor i titulluar “Ndikimi i digjitalizimit në ofrimin e shërbime ndaj qytetarëve”, i përgatitur në tetor 2019, si pjesë e iniciativave publike të pjesëmarrësve të ASP.

Duke u mbështetur mbi gjetjet e punimit dhe i risjellë këto ide në realitetin e ri të krijuar si rezultat i pandemisë, diskutimi synoi të sigurojë disa rekomandime konkrete për të orientuar më mirë vendimmarrjen në këtë drejtim.

Ky është i pari nga një seri diskutimesh që synojnë të organizojmë për të ofruar ekspertizën e rrjetit alumni në orientimin e problematikave të krijuara si rezultat i pandemisë së COVID-19.

Dokumentin e përmbledhur rekomandues mund ta konsultoni këtu