Thirrje për ofertë - Fushatë promovimi në mediat sociale

E Merkure, 16 Shtator 2020



Akademia e Studimeve Politike fton kompani dhe profesionistë për të ofruar një fushatë promovimi online të një publikimi elektronik të praktikave të mira të bashkëpunimit midis aktorëve vendorë në Shqipëri, Poloni dhe Itali në kuadër të projektit “Duke nisur nga bazat: Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit në BE në Shqipëri”,  në kuadër të projektit EuropeAid / 138384 / ID / ACT / AL "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për Zbatimin e Aksioneve për Ngritjen e Kapaciteteve për Rritjen e Dialogut të Politikave dhe Ndërgjegjësim mbi Procesin e Integrimit Europian", financuar nga Instrumenti Europian IPA II i Bashkimit Evropian 2014.


Më konkretisht fushata do të përfshijë:

• Përcaktimin e platformave online për promovim
• Targetimin e audiencave dhe buxhetet e dedikuara
• Monitorimin e performancës

 
Ofertat duhet të dërgohen brenda datës 1 tetor 2020, në një zarf të mbyllur pranë zyrave të Akademisë së Studimeve Politike: Rruga “Emin Duraku”, Pallati Credins, Hyrja 1, kati 7, Ap. 21, Tiranë.

 
 
Kliko këto për të shkarkuar termat e referencës së ofertës