Nis projekti i përbashkët për mbrojtjen e konsumatorit dhe integrimin evropian

E Hene, 19 Korrik 2021



Lëvizja Europiane në Shqipëri, Akademia e Studimeve Politike dhe  Qendra Alert kanë bashkuar forcat për zbatimin e projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”. Kjo inisitativë e përbashkët synon rritjen e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile me eskperiencë në çështjet e mbrojtjes së konsumatorit dhe grupimeve të tjera profesioniste, me qëllim angazhimin e tyre në politikat dhe proceset vendimmarrëse në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Projekti mbështetet nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë në kuadër të fondeve IPA 2017 të Bashkimit Europian.

Mbrojtja e Konsumatorit, e cila përfshihet në Kapitullin 28 të Acquis së BE, është një tematikë e re për vendin tonë dhe institucionet përgjegjëse të ngritura janë ende të pakonsoliduara për të menaxhuar dhe trajtuar të gjitha aspektet dhe sfidat e kësaj fushe të rëndësishme për shëndetin e popullatës, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit në perspektivën e integrimit evropian.

Programi do të ketë një kohëzgjatje 2 vjeçare me një fokus në rajonet e Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Korçë. Aktivitetet trajnuese dhe mentorimi i inisiativave të bashkëpunimt mes aktorëve të ndryshëm në strukturën e Platformës së Partneritetit do të kenë në objektiv aktivistë të shoqërisë civile, shoqatat e konsumatorëve, përfaqësues të institucioneve publike, biznesit dhe komunitetit të prodhuesve, studiues/akademikë dhe mediat. Gjithashtu, mbështetja e reportazheve investiguese dhe debateve televizive në kuadër të projektit do të synojë informimin e publikut mbi të drejtat dhe mbrojtjen e konsumatorit si dhe ofrimin e një hapësire profesionale televizive përtej diskutimeve politike.

Më shumë detaje mbi projektin mund të gjeni këtu