ASP dorëzon rekomandimet për KQZ për kufizimin e burimeve shtetërore në zgjedhjet vendore

E Marte, 17 Janar 2023



Akademia e Studimeve Politike inicioi së bashku me një grupim organizatash të shoqërisë civile një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, me fokus procesin zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Një dokument i përbashkët me rekomandime mbi përmirësimin e kuadrit nënligjor dhe zbatimin e tij nga KQZ mbi keqpërdorimin e burimeve shtetërore, financimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore dhe aksesin e barabartë të kandidatëve meshkuj dhe femra në financat e partive, verifikimi i kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiak, u hartua me këtë rast si një mundësi për përmirësimin e problematikave të hasura në zgjedhjet e kaluara.
 
Në takim morën pjesë zj. Erida Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, zj. Edlira Çepani, Rrjeti i Grave Barazi Në Vendimmarrje, z. Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike, z. Erjon Tase, Akademia e Studimeve Politike dhe z. Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.

Komisioneri pasi i njohu me punën dhe masat e marra nga KQZ për mirë organizimin dhe mirë administrimin e procesit zgjedhor, shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar për adresimin e çdo problematike të hasur, si edhe vlerësimin e sugjerimeve të tyre.

Qëndrimi i përbashkët dhe rekomandimet mund të gjenden këtu