Te rejat e Fundit

Prezantohet raporti i monitorimit të ekstremizmit të dhunshëm online në gjuhën shqipe

Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike organizuan sot prezantimin e gjetjeve të një monitorimi dy mujor të situatës të elementëve të ekstremizmit të dhunshëm që qarkullojnë online në gjuhën shqipe.

Zhvillohet kursi i parë i Shkollës mbi lidershipin dhe përfaqësimin

Nën protokollin e verdhë të masave anti-COVID, por me shumë energji dhe dëshirë për të mësuar, u zhvillua pas një periudhe pauze kursi i parë kombëtar i programit të Shkollës së Studimeve Politike 2020. Temë “Lidershipi dhe përfaqësimi politik”, u zhvillua me ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj në datat 10-11 korrik 2020, në hotel Rogner në Tiranë

Publikohet dokumentari mbi temën e Mobilitetin Urban në Shqipëri

Ky dokumentar promovues është pjesë e angazhimit dyvjeçar të ASP me mbështetjen e GIZ ORF-EE, për rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin e politikëbërësve qendrore dhe vendorë në fushën e Mobilitetit Urban në Shqipëri

Publikohet analiza e alumnëve mbi shtetin e së drejtës në gjendjen e emergjencë COVID-19

Ky dokument analizues mbi ndryshimet ligjore dhe aktet normative që janë ndërmarrë gjatë muajve të fundit nën situatën e emergjencës si pasojë e COVID-19, u prodhua si pjesë e kontributit profesional të alumnëve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike”.

Starton Akademia e Trajnimit të Aktorëve Vendorë për Integrimin

Mbi 20 përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore dhe aktivistë të shoqërisë civile nisën sot trajnimin e parë online të Akademisë së Trajnimit të Aktorëve Vendorë, të zbatuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit “Duke nisur nga bazat - Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit evropian", i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave nën instrumentin IPA II - 2014.

Diskutimi i alumnëve: Sfida dhe mundësi për edukimin online në situatën e COVID-19

Akademia e Studimeve Politike organizoi ditët e fundit një diskutim online me një grup alumnësh mbi sfidat me të cilat përballet aktualisht arsimi në kushtet e izolimit nga COVID-19. Si bazë për këtë debat shërbeu një punim kërkimor i përgatitur në tetor 2019, si pjesë e iniciativave publike të pjesëmarrësve të ASP.

Publikohet studimi mbi mobilitetin urban

Politikëbërësit ndodhen sot përballë një sfide të ngjashme në të gjithë qytetet e mëdha: si të përmirësohet lëvizshmëria e qytetarëve dhe në të njëjtën kohë të zvogëlohet trafiku, aksidentet dhe ndotja e mjedisit. Ky studim i hartuar falë bashkëpunimit me Institutin Co-Plan ofron një pamje të situatës së mobilitetit në Shqipëri dhe potencialit për të ofruar zgjidhje për bashkëinë Tiranë si dhe qytete të tjera të mëdha në vendin tonë.

Shoqata e Shkollave Politike dënon riarrrestimin e themeluesit të shkollës turke

Presidenti i Shoqatës së Shkollave të Studimeve Politike dënoi sot në një deklaratë zyrtare riarrestimin nga autoritetet turke të Osman Kavalës, themeluesit të shkollës politike të Stambollit. "Kjo traditë drejtësie të sjell në mendje Lavrentiy Berian, shefin e Policisë Sekrete të Stalinit, i cili thoshte: "Më trego njeriun dhe do të të gjej krimin", komentoi Nils Muiznieks.

Publikohen pesë studimet e akademikëve të rinj mbi politikat e bashkisë Tiranë

Publikohet seti i pesë dokumenteve të politikave të zhvilluara në kuadrin e "Programit për Kërkimin mbi Politikat për Akademikët e Rinj" - (PRYA). Dokumenti përfundimtar i është dorëzuar tashmë Bashkisë së Tiranës për t'u konsideruar si një mjet shtesë për zhvillimin e proceseve të saj të krijimit të politikave.

Thirrje për shprehjen e interesit për një ekspert studimi

Akademia e Studimeve Politike kërkon të kontraktojë një ekspert për të përgatitur një studim mbi “Rrugën e Shqipërisë për integrimin Evropian”, në kuadër të projektit “Duke nisur nga bazat: Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit në BE në Shqipëri”, në kuadër të projektit EuropeAid / 138384 / ID / ACT / AL "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për Zbatimin e Aksioneve për Ngritjen e Kapaciteteve për Rritjen e Dialogut të Politikave dhe Ndërgjegjësim mbi Procesin e Integrimit Europian".