Te rejat e Fundit

Publikohet studimi mbi mobilitetin urban

Politikëbërësit ndodhen sot përballë një sfide të ngjashme në të gjithë qytetet e mëdha: si të përmirësohet lëvizshmëria e qytetarëve dhe në të njëjtën kohë të zvogëlohet trafiku, aksidentet dhe ndotja e mjedisit. Ky studim i hartuar falë bashkëpunimit me Institutin Co-Plan ofron një pamje të situatës së mobilitetit në Shqipëri dhe potencialit për të ofruar zgjidhje për bashkëinë Tiranë si dhe qytete të tjera të mëdha në vendin tonë.

Shoqata e Shkollave Politike dënon riarrrestimin e themeluesit të shkollës turke

Presidenti i Shoqatës së Shkollave të Studimeve Politike dënoi sot në një deklaratë zyrtare riarrestimin nga autoritetet turke të Osman Kavalës, themeluesit të shkollës politike të Stambollit. "Kjo traditë drejtësie të sjell në mendje Lavrentiy Berian, shefin e Policisë Sekrete të Stalinit, i cili thoshte: "Më trego njeriun dhe do të të gjej krimin", komentoi Nils Muiznieks.

Publikohen pesë studimet e akademikëve të rinj mbi politikat e bashkisë Tiranë

Publikohet seti i pesë dokumenteve të politikave të zhvilluara në kuadrin e "Programit për Kërkimin mbi Politikat për Akademikët e Rinj" - (PRYA). Dokumenti përfundimtar i është dorëzuar tashmë Bashkisë së Tiranës për t'u konsideruar si një mjet shtesë për zhvillimin e proceseve të saj të krijimit të politikave.

Thirrje për shprehjen e interesit për një ekspert studimi

Akademia e Studimeve Politike kërkon të kontraktojë një ekspert për të përgatitur një studim mbi “Rrugën e Shqipërisë për integrimin Evropian”, në kuadër të projektit “Duke nisur nga bazat: Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit në BE në Shqipëri”, në kuadër të projektit EuropeAid / 138384 / ID / ACT / AL "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për Zbatimin e Aksioneve për Ngritjen e Kapaciteteve për Rritjen e Dialogut të Politikave dhe Ndërgjegjësim mbi Procesin e Integrimit Europian".

Diplomohet gjenerata e trembëdhjetë e Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike

Rreth 27 udhëheqës të rinj u diplomuan sot pas përfundimit të ciklit akademik pranë "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Kjo është gjenerata e trembëdhjetë e pjesëmarrësve të programit, që mbledh së bashku përfaqësues të forcave politike, të zgjedhurve vendorë, nëpunësve publikë dhe aktivistëve civilë, me qëllim ndërtimin e një komuniteti të udhëheqësve demokratikë.

Certifikohen drejtuesit e rinj të pushtetit vendor në Akademinë e Lidershipit

Akademia e Studimeve Politike finalizoi ciklin e tretë të Akademisë së Lidershipit, programit të Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës, i cili zhvillohet në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Trupa drejtuese e KQZ certifikohen nën metodologjinë BRIDGE

Rreth 15 drejtues të lartë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u certifikuan për Planifikimin Strategjik nën metologjinë ndërkombëtare BRIDGE. Ceremonia e sotme finalizoi përfundimin me sukses të trajnimit të parë të këtij niveli në Shqipëri, i cili synon rritjen profesionale të KQZ-së dhe standartizimin e edukimit zgjedhor me cilesinë më të mirë bashkëkohore, e cila përdoret në mbi 40 vende të ndryshme të globit.

ASP pjesë e Plenumit Parlamentar të Komunitetit të Energjisë

ASP mori pjesë për herë të parë në Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë, mbajtur më 12 Dhjetor 2019, në Kishinau, Moldavi, si pjesë e Rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike. Ftesa në këtë plenum të rëndësishëm ishte e lidhur me Raportin e Përbashkët për të ardhmen e Efikasitetit të Energjisë në Komunitetin e Energjisë.

Bashkëpunim me KQZ për certifikimin e trajnimeve zgjedhore

Akademia e Studimeve Politike po ofron kapacitetet dhe eksperiencën e saj për adaptimin dhe përfshirjen e kurrikulës ndërkombëtare BRIDGE në proceset e trajnimit dhe edukimit qytetar për proceset zgjedhore në Shqipëri. Ky projekt mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe do të zbatohet nën ekspertizën e organizatës "IDEA International” me qendër në Suedi.

Njoftim për aplikantët e vitit akademik të Shkollës 2020

Duke falenderuar kandidatët e shumtë që kanë dorëzuar aplikimin e tyre për programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike - 2020", dëshirojmë t’i njoftojmë se procesi i seleksionimit për fazën e intervistimit do të kryhet (edhe për vetë situatën e krijuar nga tërmeti) në muajin dhjetor. Aplikantët do të njoftohen brenda datës 16 dhjetor 2019 për përzgjedhjen e parë dhe caktimin e datave të intervistimit në ditët e ardhshme.