Te rejat e Fundit

Shëndeti publik në BE dhe Shqipëri në fokus të Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit

Moduli i dhjetë dhe i fundit i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian i fokusuar në temën “Shëndeti publik në BE dhe Shqipëri (Kapitujt: 7, 10, 28)” u zhvillua më datat 20- 21 Janar 2023.

ASP dorëzon rekomandimet për KQZ për kufizimin e burimeve shtetërore në zgjedhjet vendore

Akademia e Studimeve Politike inicioi së bashku me një grupim organizatash të shoqërisë civile një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, me fokus procesin zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023

Mbështetje për zhvillimin e karrierës së të rinjve në Shqipëri

Akademia e Studimeve Politike nisi zbatimin e një projekti të ri në mbështetje të zhvillimit të karrierës së të rinjve dhe dekurajimit të largimit të tyre nga Shqipëria. Duke orientuar nisjen e një karriere profesionale si dhe falë mentorimit nga alumnët e ASP synohet që të krijohet mjedisi i duhur që të rinjtë të ndërtojnë karrierën e tyre në vendlindje pas përfundimit të studimeve

Energjia elektrike nga këndvështrimi i konsumatorit tema e modulit të 9-të

“Energjia elektrike nga këndvështrimi i konsumatorit (Kapitujt 28 dhe 15)” ishte tema kryesore e modulit të nëntë të Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, zhvilluar me datat 16- 17 Dhjetor 2022.

”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

Takimi prezantues i projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore” u zhvillua më 14 dhjetor 2022 në Kurbin. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar gjatë 3 muajve të fundit me familjarë dhe biznese si dhe intervistime të aktorëve të ndryshëm vendorë në bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës me qëllim për të vlerësuar situatën e konsumit të energjisë si dhe ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm mbi “transformimin e gjelbër”.

ASP koordinon pjesemarrjen e Grupit te Gjelber ne Pleniumin Parlamentar te Energjise

Deputetet Arben Pellumbi, Helidon Bushati, Eduard Shalsi dhe Lefter Geshtenja iu bashkuan ligjvenesve nga vendet kontraktuese te Komunitetit per te diskutuar mbi ceshtjet e sigurimit te energjise, dekarbonizimit dhe tranzicionit te gjelber, me nje rendesi te vecante ne situaten e krijuar pas agresionit rus ne Ukraine

Informimi dhe mediat në fokus të kursit të Shkollës së Konsumatorit

Në datat 18-19 nëntor 2022 u zhvillua moduli 8 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, me temë kryesore “Të drejtat e konsumatorëve në kuadër të mediave tradicionale dhe atyre online”.

Zhvillohet kursi i Shkollës mbi zgjedhjet dhe përfaqësimin politik

Kursi i tretë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike me fokus "Sistemet zgjedhore dhe përfaqësimi politik" u zhvillua në datat 21-23 tetor 2022 në Golem, Kavajë. Ideologjitë politike, e majta dhe e djathta, rritja e populizmit dhe zhvillimet që kanë ndikuar në rrudhjen e demokracive përfaqësuese në shekullin e 21-të

Shkolla për Mbrojtjen e Konsumatorit modul për Shërbimet online

Në datat 7 dhe 8 tetor 2022 u zhvillua Moduli 7 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian. Ky modul u zhvillua mbi temën e “Mbrojtjes së konsumatorit në epokën dixhitale- shërbimet online”.

Integrimi në një Evropë të trazuar, fokusi i kursit të dytë të Shkollës Politike

Potenciali dhe sfidat e integrimit në një Evropë të trazuar ishin në fokusin kryesor të kursit të dytë kombëtar të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, i cili u zhvillua në datat 23-25 ??shtator në hotel Portik, në Berat. Eksperti ndërkombëtar i sigurisë, Alexis Vahlas, u ftua në kurs me synimin për të adresuar sfidat e reja me të cilat përballet BE