Te rejat e Fundit
Transporti në fokus të Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimit Europian
Në datat 16 dhe 17 shtatot 2022 u zhvillua Moduli VI “Transporti dhe të Drejtat e Pasagjerëve” i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”.
ASP mbështet themelimin e Grupit të Gjelbër parlamentar
Në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua sot mbledhja për konstituimin e Grupit të Gjelbër, i cili është një organizim vullnetar i ligjvënësve të grupimeve të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë.
ASP siguron certifikimin BRIDGE për KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu bashkua mbi 40 vendeve të ndryshme që përdorin standartin ndërkombëtar BRIDGE për certifikimin e stafit të tij. 18 administratorë zgjedhorë të KQZ dhe trajnerë të tjerë vendas dhe të huaj me ekspertizë në edukimin qytetar, përfunduan me sukses trajnimin 9 ditor dhe siguruan certifikatën e trajnuesit të akredituar në nivelin e mesëm të BRIDGE
Nis trajnimi i stafit të KQZ dhe ekspertëve të edukimit qytetar nën metodologjinë BRIDGE
Certifikimi i akredituar BRIDGE i trupave zgjedhore, i cili përdoret në mbi 40 vende të ndryshme, nisi të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në 4 korrik 2022. Pjesë e trajnimit 9 ditor janë 18 administratorë zgjedhorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe trajnerë me ekspertizë në edukimin qytetar vendas dhe të huaj.
Diplomohet gjenerata 2021 e Shkollës së Studimeve Politike
“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses vitin akademik për pjesëmarrësit e gjeneratës 2021. Ceremonia e diplomimit u përshëndet nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla si dhe shefja e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, znj. Jutta Gutzkow
Zhvillohet kursi i Shkollës së Studimeve Politike mbi lidershipin
Kursi i parë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike 2022 u zhvillua më 10-12 qershor në Pogradec, nën temën e lidershipit. Moduli i pare i kursit u organizua në formën e një trajnimi intensiv të bazuar në programin e "McCain Institute for International Leader" pranë Universitetit të Arizonës në SHBA.
Shkolla për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin modul për konkurrencën dhe Prokurimet
Në datat 27 dhe 28 maj 2022 u zhvillua Moduli 5 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”. Ky modul u fokusua te “Konkurrenca dhe Prokurimet Publike”.
Zhvillohet kursi i katërt i Shkollës së Konsumatorit dhe Integrimit
Në datat 6-7 maj 2022 u zhvillua Moduli 4 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian. Kursi u zhvillua në Tiranë me rreth 20 pjesëmarrës me profile të ndryshme nga institucionet publike qendrore dhe vendore si dhe praktikantë dhe aktivistë të mbrojtjes së konsumatorit.
Nis zbatimin projekti i përbashkët Shqipëri-Kosovë për Energjinë dhe Klimën
Projekti “Rruga drejt përdorimit efikas vendor të burimeve natyrore” ka në fokus rritjen e njohurive dhe bashkëpunimit të aktorëve të ndryshëm në Shqipëri dhe Kosovë për zbatimin në nivel vendor të politikave kombëtare të efiçencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike.
Seancë informuese për parlamentarët mbi Agjendën e Gjelbër Evropiane dhe krizën energjitike
Akademia e Studimeve Politike zhvilloi sot në Tiranë një seancë informuese me deputetët e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin me temë "Marrëveshja e Gjelbër Evropiane - Sfidat dhe mundësitë në sektorin e energjisë".