Te rejat e Fundit

Nënshkruhet marrëveshja për edukimin e votuesve të rinj 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Akademia e Studimeve Politike firmosën sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit për edukimin e të rinjve mbi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Ky program do të zbatohet për herë të pestë në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR). Fushata do të ketë në fokus mbi 35 mijë maturantë (votues për herë të parë) në shkollat e mesme të vendit, duke synuar informimin e tyre mbi procesin dhe nxitjen për të marrë pjesë në zgjedhje.

Kursi i parë i Shkollës mbi sistemet dhe fushatat zgjedhore

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike me temë "Mesazhet politike në fushatat elektorale dhe sistemet zgjedhore" u zhvillua nga data 15-17 mars 2019 në Voskopojë. Konsulenti politik z. Jim Arkedis, me mbi 15 vite eksperiencë në fushatat politike amerikane, trajtoi temën e "Komunikimit politik dhe organizimin e fushatave".

Zgjatet afati - Thirrje për shprehjen e interesit për një ekspert analizash

Shtyhet deri më 15 mars 2019, ora 16.00, afati për pranimin e aplikimeve për ekspertin e analizave. Kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar duhet të dërgojnë aplikimin e tyre, në adresën info@asp.al. Subjekti i emailit duhet të përmbajë temën: "Eksperti i Analizës mbi raportin kërkimor & Raportin e vlerësimit të nevojave".

Starton cikli i dytë i Akademisë së Lidershipit për drejtuesit vendorë

Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Shkolla Shqiptare e Administratës Publike nisi sot në Durrës zbatimin e ciklit të dytë të programit "Akademia e Lidershipit", me synim rritjen e kapaciteteve të 25 drejtuesve të lartë të administratës vendore nga 16 bashki të ndryshme të vendit.

Gjithçka gati për ciklin e dytë të Akademisë së Lidershipit

Kurrikula e adaptuar e programit të Akademisë së Lidershipit (Leadership Academy Programe – LAP) është tashmë pjesë e trajnimeve të administratës vendore. Grupi i ekspertëve shqiptarë të certifikuar nga Këshilli i Evropës dhe Akademia e Studimeve Politike, po përgatisin detajet e fundit për të nisur ciklin e dytë të trajnimit me 25 drejtues të Njësive të Qeverisjes Vendore në të gjithë vendin.

Thirrje për shprehjen e interesit për një ekspert analizash

Akademia e Studimeve Politike kërkon të kontraktojë një ekspert për të përgatitur një Raport kërkimor si dhe një Raport mbi Vlerësimine Nevojave, në kuadër të projektit “Duke nisur nga bazat: Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit në BE në Shqipëri”, në kuadër të projektit EuropeAid / 138384 / ID / ACT / AL "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për Zbatimin e Aksioneve për Ngritjen e Kapaciteteve për Rritjen e Dialogut të Politikave dhe Ndërgjegjësim mbi Procesin e Integrimit Europian"

ASP projekt per angazhimin e shoqërinë civile ne procesin e integrimit

Akademia e Studimeve Politike nisi zbatimin e projektit “Roli i Shoqërisë Civile në Procesin e Integrimit Evropian në Shqipëri", në kuadrin e IPA II - Instrumenti i Integrimit të Bashkimit Evropian 2014, në bashkëpunim me Institutin e Sociologjisë Ndërkombëtare në Gorizia (Itali) dhe Fondacionin në Mbështetje të Demokracisë Lokale (Poloni)

Diplomohet gjenerata e dymbëdhjetë e Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike

Rreth 20 udhëheqës të rinj politikë, aktivistëve civilë dhe nëpunësve publikë, u diplomuan sot nga "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, zv.kryeministrja znj. Senida Mesi dhe ambasadori Zviceran në Tiranë, z. Adrian Maître, shpërndarë certifikatat dhe përgëzuan pjesëmarrësit për këtë moment të rëndësishëm.

Prezantohen me eskpertët studimet mbi politikat e bashkise Tirane

Akademia e Studimeve Politike organizoi në datat 22-23 nëntor sesionet e prezantimit të pesë kërkimeve mbi politikat e bashkisë Tiranë në kuadër të "Programit të Kërkimit të Politikave për Akademikët e Rinj" (PRYA). Kërkuesit prezantuan studimet e tyre në panele ekspertësh, të cilët u ftuan të ofrojnë komentet dhe rekomandimet mbi draftet

Trajnohen mesuesit e TIK mbi mbrojtjen nga ekstremizmi online

Akademia e Studimeve Politike zhvilloi sot trajnimin e rreth 30 mësuesve dhe nxënësve që menaxhojnë faqet online dhe mediat sociale të dhjetë shkolla të mesme të zonave rurale të qarkut Tiranë, me qëllim rritjen e njohurive mbi teknikat e komunikimit ndaj ekstremizmit të dhunshëm si dhe të promovimit të shembujve pozitivë në komunitete të ndryshme.