Te rejat e Fundit

Dorëzohet pranë ASPA kurrikula e Akademisë së Lidershipit

Akademia e Studimeve Politike përfundoi me sukses zbatimin e ciklit të parë të Programit të Akademisë së Lidershipit (Leadership Academy Programe – LAP), program i Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës. Falë zbatimi praktik të kurrikulës në këtë cikël dhe ekspertizës së trajnerëve shqiptarë të angazhuar, kemi tashmë në dorë një kurrikul të adaptuar në kontestin shqiptar të LAP

Akademikët e rinj trajnim mbi kërkimin mbi politikat publike

Trajnimi i dytë i Programit të Kërkimit të Politikave për Akademikët e Rinj (PRYA) po zhvillohet në Tiranë nga datat 3-5 tetor 2018, me fokus aftësimin mbi shkrimin e kërkimit dhe influencimin mbi politikat publike. Workshopi për 10 kërkuesit e përfshirë në program po drejtohet nga Z. Lucian Ciolan, dekan i Fakultetit të Psikologjisë dhe Shkencave Edukuese në Bukuresht dhe Z. Vladimir M. Pavlovic

Finalizohet faza e dytë e mbështetjes së kërkimeve mbi politikat në nivel vendor

Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), mbyllën fazën e dytë të mbështetjes për punime kërkimore dhe advokuese me synim përmirësimin e politikave në nivel vendor.

Akademia e Lidershipit çertifikon gjeneratën e parë të drejtuesve vendorë

Akademia e Studimeve Politike finalizoi me sukses zbatimin e ciklit të parë të Akademisë së Lidershipit, programit të Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës, i cili zhvillohet në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Takim koordinues mes kërkuesve dhe bashkisë Tiranë

Koordinimi me bashkinë Tiranë mbi punimet kërkimore të Programit të Kërkimit të Politikave për Akademikët e Rinj vazhdon edhe në këto ditë të nxehta. 10 kërkuesit e përfshirë në këtë program kanë nisur tashmë detajimin e temave të kërkimit si dhe përcaktimin e fazave të mëtejshme të punës në terren.

Kursi i tretë i Shkollës me fokus integrimin evropian

Integrimi evropian dhe vendimi i pritshëm për hapjen e negociatave ishte fokusi i kursit të tretë të Shkollës së Studimeve Politike. Trajnimi u zhvillua në hotel “Bologna”, në Vlorë në datat 8-10 qershor 2018, me prezencën e lektorëve të përzgjedhur vendas dhe të huaj.

Parlamentarët vizitë në Berlin për energjinë dhe klimën

Akademia e Studimeve Politike koordinoi vizitën e një delegacioni të parlamentit shqiptar në Berlin në datat 6-9 qershor 2018. Deputetët Besnik Baraj, Edmond Panariti dhe Endri Hasa, si përfaqësues të komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, patën mundësinë që të njihen me praktikat më të mira në Parlamentin gjerman në përkrahjen e zbatimit dhe përmirësimit të efikasitetit të energjisë dhe mbrojtjes së klimës.

Drejtorët e Shkollave nisin organizimin e Forumit Botëror për Demokraci 2018

Takimi vjetor i pranverës i drejtorëve të 21 Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës u zhvillua më 24-25 maj 2018 në Strazburg. Temat e diskutuara përfshinë shkëmbimin e praktikave dhe ekspertizës më të mirë ndërmjet shkollave; vlerwsimin e kurrikulës së tyre dhe si të krijohen sinergji të mëtejshme me programet e tjera të Këshillit të Evropës.

Zhvillohet kursi i dytë i Shkollës mbi lidershipin dhe përfaqësimin politik

Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike me temë “Lidershipi dhe përfaqësimi politik”, u zhvillua në datat 18-20 Maj 2018 në Durrës. Nëpërmjet ekspertizës më të mirë të sjellë nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë të fushës si dhe diskutimeve të hapura, pjesëmarrësit e programit patën mundësinë që të thellojnë njohuritë dhe trajnohen mbi aspekte të rëndësishme të karrierës së tyre.

Drejtuesit vendorë në kursin e dytë mbi Lidershipin

Mbi 20 kryetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të qeverisjes vendore morrën pjesë në datat 16-18 Maj 2018 në kursin e dytë të trajnimit të "Akademisë së Lidershipit”. Sesionet e kursit kombinuan qasjen teorike me atë praktike dhe zgjidhjet për problemet e përditshme të NJQV-ve. Ushtrimet e shumta në grupe si dhe simulimet me role zgjuan interesin e duhur gjatë tri ditëve të trajnimit.