Mbahet kursi i tretė me temė “Shqipėria dhe integrimi evropian” – Durrės, Maj 2014

E Enjte, 08 Maj 2014



Kursi i tretė kombėtar i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike u zhvillua nė Durrės nga datat 2-4 Maj 2014. Tematika "Shqipėria dhe integrimi evropian" u trajtua nė disa kėndvėshtrime nga lektorė dhe ekspertė tė njohur si zv.ministri i Integrimit z. Gentian Elezi; z. Adrian Civici, president i UET; z. Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i EMA dhe diplomati evropian dhe profesori i disa katedrave tė mirėnjohura z. Hubert Petit.  Nė seksionin mbi politikėn e zgjerimit tė BE-sė, zv.ministri Elezi bėri njė prezantim mbi rrugėn e Shqipėrisė drejt BE-sė dhe shpjegoi mekanizmin e para-aderimit, sė bashku me kushtet pėr tė pėrfituar statusin kandidat nė BE. Pjesėmarrėsit diskutuan rreth mundėsisė pėr tė marrė statusin e vendit kandidat nė muajin qershor dhe perspektivėn e mėtejshme.
Ndėrkohė, z. Gjipali trajtoi nė prezantimin e tij njė pamje krahasimore mes ecurisė sė Shqipėrisė dhe vendeve tė tjera tė Ballkanit nė rrugėn drejt integrimit dhe hapat e mėtejshėm qė i presin. Me interes u trajtua edhe roli i shoqėrisė civile dhe medias nė respektimin e sistemit tė liberalizimit tė vizave pėr vendin tonė dhe problematika qė vihet re nė kėrkesat pėr statusin e azilantit.
Prezantimi i ekspertit tė financave, z. Adrian Civici, u fokusua tek nevoja pėr njė model tė ri zhvillimi ekonomik qė duhet tė ndjekė vendi ynė pėr tė patur njė ekonomi konkurruese me ekonomitė e vendeve tė tjera tė bashkimit. Tashmė ka ardhur moment qė kėsaj pikėpyetjeje t’i jepet njė pėrgjigje e qartė jo vetėm nga politika, por edhe nga ekspertėt dhe tė gjitha grupet e interesit.
Ndėrkohė, diplomati francez z.Hubert Petit shpjegoi mėnyrėn e organizimit tė brendshėm tė Bashkimit Evropian dhe mėnyrėn e vendimmarrjes sė institucioneve evropiane. Pėrtej modelit klasik tė lektrimit, profesor Petit diskutoi me pjesėmarrėsit edhe librin e tij me kujtime tė titulluar "Kafe-Dialog". Autori, si njė nga negociatorėt e marrėveshjeve politike shqiptare tė vitit 2007-2008, zbuloi pėr herė tė parė pėr pjesėmarrėsit e Shkollės disa prapaskena tė negociatave mes politikanėve shqiptarė dhe rolin qė ka luajtur diplomacia evropiane.