Pjesėmarrėsit e shkollės nxisin diskutimin mbi punėsimin e PAK

E Premte, 04 Korrik 2014



Pjesėmarrėsit e Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike organizuan sot nė Qendrėn e Informimit tė BE-sė njė takim tė hapur nė lidhje me “Fuqizimin e politikave tė punėsimit pėr personat me aftėsi tė kufizuara”, nė pėrputhje me standardet evropiane dhe politikat kombėtare. Pėrfaqėsues tė shoqatave tė personave me aftėsi tė kufizuara, shoqėrisė civile, organizatave ndėrkombėtare dhe politikė-bėrės tė ndryshėm  morėn pjesė nė takim, ku diskutuanmbi situatėn, sfidat dhe mundėsitė pėr pėrmirėsimin e situatės sė punėsimit tė personave me aftėsi tė kufizuar.
Takimi u ndoq ndėr tė tjerė edhe nga zėvendėsministrja e Mirėqenies Sociale dhe Rinisė, znj. Bardhylka Kospiri, kreu i Kėshillit tė Evropės nė Shqipėri, z. Marco Leidekker dhe Komisionerja pėr Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, znj. Irma Baraku, tė cilėt theksuan nė fjalėt e tyre se respektimi i tė drejtave tė personave me aftėsi tė kufizuara ėshtė tejet i rėndėsishėm.
Takimi shėrbeu si njė hapėsirė diskutimi mes palėve tė interesuara, ku u shkėmbyen ide, strategji, nisma tė ndėrmarra dhe eksperienca pėr njė adresim mė efikas tė vėshtirėsive tė personave me aftėsi tė kufizuar nė punėsim. Diskutimet dhe informacionet e marra nga takimi shėrbyen njėkohėsisht pėr tė hartuar njė pėrmbledhje me sugjerime dhe rekomandime, qė do t’u dėrgohet tė gjithė aktorėve dhe palėve tė interesuara.
Ky aktivitet u ideua dhe organizua nė kuadėr tė nismave publike ndėrmarrė nga pjesėmarrėsit e programit tė Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike, nė pėrputhje me rekomandimet dhėnė Shqipėrisė nga Bashkimi Evropian. Takimi u pėrcoll edhe nga televizionet kryesore kombėtare dhe lokale si dhe shtypi i shkruar shqiptar.