Forumi Botėror pėr Demokracinė nė Strasburg / 3-6 Nėntor 2014

E Premte, 24 Tetor 2014



Pėrfaqėsuesit e Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike do tė marrim pjesė nga data 3 – 6 Nėntor 2014 nė Forumin Botėror tė Demokracisė nė Strasburg, njė eveniment madhor qė organizohet nga Kėshilli i Evropės ēdo vit. Tema kryesore e sivjetshme e Forumit ėshtė “Nga pjesėmarrja nė veprim - A mundet rinia tė rijetėzojė demokracinė”. Sesionet nėn-tematike do tė shėrbejnė pėr tė ofruar njė platformė tė vėrtetė pėr diskutim e shkėmbim pėrvojash ndėrmjet figurave publike, ekspertėve politikė e akademikė, parlamentarėve vendas e evropianė, si dhe pėrfaqėsuesve tė zgjedhur lokalė bashkė me aktivistėt e shoqėrisė civile, studiues, e pėrfaqėsues nga publiku me synimin pėr tė identifikuar pėrgjigje tė mundshme ndaj sfidave qė lindin nė shoqėritė e sotme.
Forumi Botėror pėr Demokraci shėrben edhe si njė vend kryesor pėr tė vendosur kontakte e krijuar rrjetėzime ndėrmjet politikanėve, ekspertėve, medias e aktivistėve tė shoqėrisė civile duke kontribuar kėshtu nė pėrfshirje e aktivitete bashkėpunimi nė tė ardhmen nė nivel rajonal e tė tjera nivele. Pjesėmarrėsit e 20 shkollave politike do tė kenė mundėsi tė njohin gjithashtu liderė tė tjerė tė rinj, qė ndajnė tė njėjtat interesa me ta.

Mė shumė detaje nė: http://www.coe.int/en/web/world-forum-democracy/home