Drejtorėt e Shkollave nisin organizimin e Forumit Botėror pėr Demokraci 2015

E Enjte, 02 Prill 2015



Takimi vjetor i drejtorėve tė 21 Shkollave Politike tė Kėshillit tė Evropės u zhvillua mė 30-31 Mars 2015 nė Budva. Ky event shėrbeu pėr tė diskutuar mbi tendencat e demokracisė joliberale dhe erozionit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut, shqetėsim i cili zė njė vend tė rėndėsishėm nė temat e trajtuara nė programin e shkollave. Drejtorėt diskutuan gjithashtu mbi organizimin e dy eventeve tė rėndėsishme tė rrjetit tė shkollave, sic janė seminari i dytė ndėrkombėtar i alumnėve tė shkollave, si dhe Forumi i ardhshėm Botėror pėr Demokracinė nė Strasburg. Duke shfrytėzuar kėtė mbledhje, drejtorėt i drejtuan njė notė tė re proteste qeverisė tė Azerbajxhanit dhe organizmave tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, pėr lirimin nga dėnimi i padrejtė politik i z. Ilgar Mammadov, drejtorit tė Shkollės sė Studimeve Politike azere. Shoqata e shkollave politike, do tė vazhdojė tė pėrdorė tė gjithe influencėn e saj dhe format e protestės deri nė lirimin e kolegut tė saj.